X

Lenjani gjen golin në mënyrë të pazakontë, por ekipi humb në shtesë

Ermir Lenjani vazhdon të shfaqë një formë të shkëlqyer në këtë pjesë të parë të sezonit me skuadrën e Sion, duke luajtur rregullisht e me po aq rregullsi duke gjetur edhe rrugën e rrjetës. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare sot ka gjetur golin e tij të tretë të këtij sezoni në kampionatin zviceran, por këtë herë pa arritur të sjellë pikë për ekipin e tij i cili ka humbur në minutat shtesë mundësinë për të qenë përsëri në vendin e tretë në renditje.

Në duelin kundër Luganos, Sioni ka sulmuar gjatë gjithë ndeshjes, por në minutën e 77 e ka parë veten në disavantazh përballë miqve. Të hedhur në sulm, duke kaluar edhe Lenjanin si sulmues, futbollistët e Sion kanë arritur të barazonin pikërisht me lojtarin shqiptar i cili ka shënuar një gol të pazakontë.

Lenjani shquhet për goditjet e tij të forta me të majtën, por këtë herë ka treguar një mënyrë tjetër shënimi, me një goditje me kokë të cilën portieri mik nuk arriti ta ndalte. Megjithatë, Sioni nuk iu gëzua as të paktën një pike, pasi Vecsei në shtesën e ndeshjes shënoi golin e fitores 2-1 për Luganon, rezultat që zbriti Sionin në vendin e katërt, me një pikë më pak se St. Galen që e kaloi në renditje.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Zgjedhjet në Kosovë/ 20 të arrestuar për cenim të procesit

Prokuroria e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar 20 persona për vepra të ndryshme, të cilët kanë cenuar procesin e...

Close