X

Kukësi pëson humbjen e radhës, Vllaznia e mund dhe ngjitet në krye të klasifikimit

Kukësi ka marrë një tjetër goditje këtë javë në Kategorinë Superiore, teksa është mundur në “Elbasan Arena” me rezultatin 1-2 nga skuadra e Vllaznisë. Verilindorët janë mundur disa herë të afrohen te porta e shkodranëve, aty ku kanë humbur edhe raste të arta dhe me portë të boshatisur.

Kjo fitore e Vllaznisë e ka bërë sërish “lëmsh” Superioren, duke qenë se është ngjitur në krye të klasifikimit së bashku me Bylisin dhe Skënderbeun, duke qenë padyshim ekipi surprizë i kësaj jave. Ndërkohë, skuadrat do të kenë disa ditë pushim teksa më pas do të luajnë Kukësi ndaj Skënderbeut dhe Vllaznisë përballë Partizanit.

Kukësi-Vllaznia 1-2
53′ Shkurtaj / 8′ Hygor, 79′ Lika

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
U hodh nga kati i 6-të i pallatit pas debateve me partneren, përkeqësohet gjendja e futbollistit Teqja. Shtrohet në reanimacion

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku portieri i dytë i Partizanit Aldo Teqja është...

Close