X

Higuain i dhuron fitoren Juves, humbja e parë për Interin e Kontes

Juventusi ka arritur të fitojë derbin e Italisë përballë Interit, aty ku i ka mundur zikaltërit me rezultatin 2-1. Që në minutën e katërt, ka qenë Dibala ai që ka zhbllokuar rezultatin duke thyer mbrojtjen më të mirë në Itali, ndërkohë që Lautaro Martinez ka barazuar falë një penalltie të shkaktuar nga De Ligt.

Në këtë takim, nuk mund të mungonte protagonizmi i Ronaldos i cili fillimisht ka goditur traversën me një goditje nga distanca, e më pas ka arritur të shënojë, por goli i tij është anuluar për pozicion jashtë loje. Në të njëjtën monedhë, ia ka kthyer Vesino që ka tentuar portën me një goditje nga distanca, por goditja e tij e devijua nga De Ligt ka shkuar në shtyllë.

I aktivizuar në pjesën e dytë, Higuain ka bërë atë që di të bëjë më mirë, duke e çuar topin në rrjetë i vetëm përballë Handanoviç. Ky gol i Higuain, i ka dhënë Juventusit tri pikë të rëndësishme dhe i ka sjellë Interit humbjen e parë në kampionat ndërkohë që edhe kryesimi është marrë tashmë nga bardhezinjtë me 1 pikë më shumë se Interi.

Inter-Juventus 1-2
18′ Martinez (p) / 4′ Dibala, 80′ Higuain

GOLAT

Inter-Juventus 0-1: 4′ Dibala

Inter-Juventus 1-1: 18′ Martinez (p)

Inter-Juventus 1-2: 80′ Higuain

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
PDK në Kosovë pranon humbjen, Kadri Veseli: Do t’i shërbejmë kombit dhe shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa tha se partia që ai drejton...

Close