X

FOTO/ Me minifund dhe trup të përdredhur, Olsi Bylyku imitoi Alba Hoxhën, preket balerina! Ja reagimi


Mbrëmjen e djeshme në Klan Tv, startoi emisioni i shumëpërfolur “Klanifornia”.

Pjesë e këtij spektakli humori, ishin të pranishëm aktorë të njohur të skenës shqiptare, mes tyre dhe Olsi Bylyku, që kohët e fundit po fiton një vëmendje të madhe me aftësitë e tij në aktrim.

Në një nga episode, Olsi Bylyku kishte zgjedhur të imitonte prezantuesen e motit, Alba Hoxhën.

Veshur me një fustan ngjyrë shege, të shkurtër dhe me paruke të zeza, Olsi Bylyku u mundua të dukej një kopje e balerinës, Alba Hoxha në mënyrën se si ajo e prezanton motin në Klan TV.

Por, duket se Albës nuk i ka pëlqyer dhe aq ky episode, dhe i ka komentuar publikisht aktorit të humorit.

“Avash se u këpute”- i shkruan prezantuesja e motit, Olsi Bylykut, ndërkohë që e ka shoqëruar dhe me një emoji.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
FOTO/ “Kur e ke në vesh…”, ndjekësja e ngacmon, Bes Kallaku s’ja lë mangut dhe e fëlliq publikisht

Aktori i humorit, Bes Kallaku po merret me një projekt mjaft të rëndësishëm për karrierën e tij, filmin që pritet...

Close