X

Drejt fundit diktati i Mançester Sitit në Angli, mundet përsëri si Mançester Junajtid

Ndeshjet e sotme në Premier Ligë duket se kanë afruar më shumë fundin e diktatit të Mançester Sitit në kampionat, pasi skuadra e Pep Guardiolës ka filluar të humbasë terren ndjeshëm në krahasim me Liverpulin e kreut që duket i pagabueshëm. Sot, kampionët e dy sezoneve të fundit radhazi, janë mposhtur në shtëpi nga Ullvërhempton, duke treguar se ekipi nuk është më aq i qëndrueshëm sa më përpara.’
Edhe pse dominoi si zakonisht mbajtjen e topit, ekipi i Guardiolës nuk u tregua aq cinik para portës, duke dërguar në kuadrat vetëm 2 nga 18 tentativat gjatë ndeshjes. Të kundërtën bëri ekipi mik i cili me dy goditje të Adama Traore ne fundin e pjesës së dytë, vulosi sfidën dhe siguroi 3 pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën.

Edhe skuadra tjetër e Mançesterit, ajo e drejtuar nga Ole Gunar Solskjaer, është mundur sot nga një ekip mbijetese. Junajtid ka rënë me rezultatin 1-0 në fushën e Njukasëll, i ndëshkuar nga goli i Longstaf në minutën e 72-të. Me vetëm 2 pikë larg zonës së ftohtë të klasifikimit, situata e “djajve të kuq” bëhet problematike pasi nuk po duket askund kthesa që pritej nën drejtimin e trajnerit norvegjez.

Rezultatet
Arsenal-Bornmuth 1-0
Mançester Siti-Ullvërhempton 0-2
Sauthempton-Çelsi 1-4
Njukasëll-Mançester Junajtid 1-0

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Makina tip “Benz” shpërthen në flakë në Tiranë, policia në vendngjarje

Një makinë tip “Benz” ka shpërthyer në flakë pranë sheshit “Shqiponja” në Tiranë. Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka persona të...

Close