X

Të braktisur nga qeveria/ Policët në kushte të vështira pune, reagon Avokati i Popullit

Pas orëve të punës shtesë të pa paguara, që nga viti 2017 për efektivët e Policisë së Shtetit, shkarkimet e padrejta nga puna, Avokati i Popullit ngre alarmin dhe për kushtet e vështira të punës së efektivëve.

Në një dokument të siguruar nga Ora News, thuhet ndër të tjera se, ndërkohë që Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme janë në borxh me mijëra efektiva për orët shtesë, ata punojnë në kushte të vështira për shkak të stresit dhe të ngarkesës psikologjike.

Sipas dokumentit, kjo vjen nga natyra e misionit që ata kryejnë, por dhe nga orari i zgjatur i punës.

Duke u nisur nga këto kushte avokati kërkon që për efektivët e policisë të cilët kanë ngarkesë në punë, t’u ofrohet shërbimi i trajtimit psikologjik.

Gjatë vitit 2019 janë të paktën 4 raste kur efektivët e policisë, në kushte të vështira psikologjike kanë përdorur armën e shërbimit, duke u përshirë në incidente të ndryshme.

Një tjetër pikë kritike që Avokati i Popullit kërkon të zgjidhet është dhënia e trajtimit financiar për punë të dëmshme efektivëve.

Bazuar dokumentit, shumë punonjësve u është hequr trajtimi financiar për punë të dëmshme për shëndetin.

Kjo ka bërë që mbi 500 punonjës të mos trajtohen financiarisht në masën 7 mijë lekë në muaj, në një kohë që punonjësit e tjerë të administratës e publike e përfitojnë këtë trajtim.

Më herët, Avokati i Popullit i kërkoi kryeministrit Rama dhe Ministrit të Brendshëm Lleshaj që të paguajnë orët shtesë të punës së efektivave të policisë të cilat janë të prapambetura që nga viti 2017, por dhe të ndalohen transferimet e paligjshme jashtë vendbanimit të policëve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Çifti australian lirohen nga burgu në Teharan, ja për çfarë ishin dënuar

Një çift nga Australia janë liruar nga një burg iranian në Teheran ku po qëndronin për disa muaj, pas lëshimit...

Close