X

Rama: Nuk jam i shthurur, kam standartin e parlamentit britanik, fjalimet e mia do mbeten në historinë e oratorisë shqiptare

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Sokol Ballës, ku u shpreh se shumë politikanë, përfshirë Ilir Metën, janë të shthurur dhe e përdorin gjuhën “jashtë lidhjes me trurin”.

As nuk krahasohet fare me këto lloj shthurjesh gojore, por iu referova parlamentit britanik, për standartet e mia të të folurit dhe të oratorisë. Matem me ambicien time, që pas meje, të lë një sërë fjalimesh që të hyjnë në librin e oratorisë shqiptare, që nga koha e oratorëve të mëdhenj, e deri në këtë kohë, ku gjuha përdoret në të shumtën e herës, si një gjymtyrë e shthurur jashtë lidhjes me trurin“, u shpreh Rama.

Por, pas kësaj deklaratae të madhe, në të njëjtin emison, Rama shfaqi sërish sjellje bullisti ndaj ish deputetit Dashamir Shehi, duke e përqeshur. Ndiqni videon e mëposhtme, për të kuptuar diçka më shumë rreth oratorisë dhe pastërtisë së gjuhës së Edi Ramës. /TPZ.al/

 

LEXO EDHE:

Edi Rama sërish sjellje bulliste, përqesh Dash Shehin në mënyrë banale (video)

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME, VIDEO
Problemet për Hysajn nuk kanë fund, tashmë pëson dëmtim edhe pa pasur minuta në këmbë

Elseid Hysaj po kalon një moment negativ në kampionatin italian me Napolin, aty ku trajneri Karlo Ançeloti nuk po e...

Close