X

Pesë mënyrat për të eliminuar aromën e cigares

Kundërmimi i cili mbetet pas pirjes së duhanit në hapësirë të mbyllur është ankth i çdo joduhanxhiu, por edhe duhanxhiut nuk u pëlqen edhe aq shumë

Fatmirësisht, ekzistojnë truqe të cilat me sukses e largojnë tymin e duhanit nga shtëpia, vetura dhe nga rrobat tuaja!

Soda e bikarbonatit

Qitni sodë bikarbonati nëpër mobilie dhe tepihë dhe lini të veprojë gjithë natën. Ajo ka aftësi që të thithë kundërmimin e tymit, si edhe çfarëdo arome tjetër që ju futet në shtëpi. Të nesërmen thjesht fshini me thithëse pluhuri sipërfaqet. Nëse kundërmimi ende është i pranishëm, përsëriten procedurën.

Amoniaku

Muret dhe tavanet mund t’i trajtoni me amoniak të përzier me ujë (apo me çfarëdo mjeti për pastrim me bazë amoniaku). Njerëzit shpesh nuk kujdesen për këto pjesë të hapësirave, ndërkaq pikërisht në to më së shumti krijohen shtresat e tymit.

Nëse amoniaku nuk ndihmon, megjithatë do të detyroheni sërish të ngjyrosni dhomën. Ngjyra e re do të mbulojë të vjetrën e cila ka thithur aromën e tymit dhe problemi do të duhej të jetë i zgjidhur.

Uthulla

Edhe pse as vetë uthulla nuk ka aromë të këndshme, është e efektshme në rroba dhe pëlhura të cilat kundërmojnë tym duhani. Në një enë me ujë të nxehtë shtoni një filxhan uthull dhe varni rrobat mbi të që të avullojnë. Kjo do të duhej të ndihmojë që të eliminohet kundërmimi.

Uthulla vepron edhe në shtëpi nëse me të mbushni enë të vogla dhe i vendosni nëpër dhoma të shtëpisë.

Thëngjilli

E gjitha që duhet të bëni është që të vendosni enë të vogla të mbushura me thëngjill druri në dhomat të cilat kundërmojnë tym apo në veturë për disa ditë.

Thëngjilli me shumë sukses do të thithë tymin. Veç kësaj, shtëpia juaj do të ketë aromë molle, gjë që do të jetë përparësi i llojit të vet.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Shkencëtarët krijojnë aplikacionin që mund të zbulojë sëmundjet e syve, vetëm përmes fotove

Teknologjia ka bërë një rrugë shumë të gjatë prej fillimeve të saj. Këto ditë, objektet në foto mund të njihen...

Close