X

Lajm i keq/ Hollanda jep sinjale të qarta, “Jo” negociatave me Shqipërinë, “Po” për Maqedoninë e Veriut


Një lajm mjaft i keq vjen nga Hollanda, sa i përket perspektivës së Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ministri i Jashtëm hollandez, Stef Blok, ka deklaruar se Shqipëria nuk është gati për Bashkimin Europian dhe se  duhet të luftojë korrupsionin.

“Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshme, veçanërisht në luftën ndaj korrupsionit dhe të përmirësojë sundimin e ligjit”, është shprehur Blok.

Dhoma e Përfaqësuesëve, kaloi një mocion në Qershor, kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Ndërsa, për Maqedoninë e Veriut, duket se qëndrimi i Hollandës është tërësisht i ndryshëm, se ai për Shqipërinë.

“Maqedonia e Veriut ka bërë hapa shumë të mëdha përapra. Progresi lidhur me sundimin e ligjit duhet të vijojë, kështu që shohim më shumë hapësirë aty”, ka thënë ministri.

Ky është një lajm mjaft i keq për Shqipërinë, sepse mundësia për një veçim nga fqinj, Maqedonia e Veriut, sa vjen dhe bëhet më e madhe, gjë që do ta bënte perspektivën europiane të vendit tonë mjaft të vështirë.

Kryeministri Edi Rama, nuk pranoi asnjë përgjegjësi, në rast se negociatat nuk hapen, por këmbënguli se një dështim i mundshëm, do të vijë si pasojë i dinamikave të brendshme në vendet anëtare të BE-së dhe se qeveria e tij nuk është fajtore për këtë. Si një argument, për suksesin e mundshëm të Maqedonisë së Veriut, Rama përdori faktin se ky vend ka bërë një marrëveshje të madhe dhe se shihet me sy më pak kritik për këtë arsye.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

Rama “vjell vrer” ndaj BE-së: Po penalizohemi prej problemeve të tyre, nuk janë gati për ne, po na shpallin dele të zezë…

Rama “vjell vrer” ndaj BE-së: Po penalizohemi prej problemeve të tyre, nuk janë gati për ne, po na shpallin dele të zezë…

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Zëri i Amerikës: Meta kritika të ashpra Komisionit të Venecias

Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta shprehu sot kritika të shumta ndaj projekt-opinionit të Komisionit të Venecias, i cili vlerësonte se...

Close