X

‘Rilindja style’ edhe ne rastin e aktorit Neritan Liçaj

Nga Julian Deda

Ajo që po ndodh sot me rastin ne fjale është thjesht një veprim tashmë i sprovuar dhe i kthyer në ves nga rilindësit.

Pas një viti proteste qëndrestare për të mbrojtur, jo thjesht godinën, por historinë e Teatrit Kombëtar, vjen dhe padurimi i Kryeministrit për të vepruar mbi ndonjërin qëndrestar, që ta bëjë shembull për të tjerë.

Lajmi i keq është për këtë kauzë është: ‘Neritan Liçajt po i bëjnë gati letrat për ta shkarkuar nga puna’. E tmerrshme kur e mendon se si një aktor që ka mbi 20 vjet që ushtron profesionin e tij me shume sukses, hiqet nga puna vetëm se mendon ndryshe nga një piktor.

Në fakt nuk fillon këtu historia. E gjitha fillon me emërimin e drejtorit të ri kamikaz të Rilindjes në krye të Teatrit Kombëtar, pikërisht për ta shkatërruar dhe në fund rrënuar atë institucion. Ky Çapaçul, nën garancinë e njerezëve të rilindjes nën moton ‘bëj ça të duash se na ke ne’ fillon abuzimet ne kete post.

Mirëpo ne rrjetën e manualit te hajnisë se rilindjes, siç kane rene ish ministra te saj dhe drejtore drejtorish, qe si fillim i jepte siguri ne abuzime deri sa te pasurohen dhe pastaj i lëshon prokurorinë mbi shpine, kësaj radhe ka rene drejtori kamikaz i Teatrit Kombëtar.

Një dite ne zyrën e tij u shfaq auditi dhe pas një kontrolli krejt normal, gjeti aq abuzime me detyrën, sa mjafton per ta kapur prej testikujsh këtë tipin dhe për ta detyruar tu bindet edhe me verbërisht shefave. Jo se nuk e ka bere deri tani, por kësaj radhe është i detyruar te behet ure për te mos shkuar prapa hekurave.

Kërkesa e radhes per drejtorin kamikaz është te filloje te beje gati letrat për shkarkimin e aktorit Neritan Liçaj. Ai mbase edhe mund te jete kundër këtij vendimi por ka vetëm dy rruge, ose burgun ose Nerin. Kjo nuk e shfajëson, por e Ben bashkëpunëtor ne krim, te cilin as aktoret, as spektatoret nuk kane për t’ja falur kurrë.

Deri këtu ka vajtur perversiteti shtetëror, qe nuk pyet me për asgjë, as për profesionistet, as për familjaret, për askënd. Tani kërkojnë t’i heqin bukën e gojës Neritan Liçajt, për te trembur çdo njerin qe mendon si Neri.

Regjimi është ne kulmin e veprimit te tij shtazor.

Ndaj një regjimi te tille ke vetëm dy rruge, ose te bëhesh bashkëpunëtore me te, ose ta luftosh si revolucionar.

Zgjidhni e merrni, por kujdes historinë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BLOG, LAJME
Vasili-Ramës: Negociatat me BE nuk hapen, gënjeshtar “madhështor”

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama. Vasili tha se Rama do të mbahet mend për...

Close