X

E pandodhshme/ Fred Peza bën zbulimin më të madh në botë: Da Vinci ka vjedhur “Darkën e Fundit” në Kishën e Balldresë

Më në fund në Shqipëri, vjen zbulimi më i madh që ka ndodhur, që nga koha kur njeriu ishte majmun dhe deri në ditët e sotme.

Alfred Peza ynë, ka zbuluar se një nga gjenitë më të mëdhenj të njerëzimit, në të gjitha kohët, Leonardo Da Vinci, kryeveprën e tij madhështore, pikturën “Darka e Fundit”, e ka kopjuar dhe vjedhur në kishën e Balldresë, në distriktin e Lezhës!

Po si ka ndodhur kjo vjedhje e paprecedentë dhe e paperceptueshme dhe si mundet një gjeni kaq i madh, të jetë një hajdut kaq ordiner?

Sa për shpjegim popullor, kujtojmë që në vitet 1482-99, Leonardo Da Vinci, punonte për Dukën e Milanos, Ludovico Sporza. Në punë e sipër, Duka, u kujtua dhe i kërkoi Da Vincit, që të paraqiste një pikturë religjioze të Krishtit, në “darkën e fundit”, përpara kryqëzimit.

Përmes një pune sfilitëse, titanike, pa u shkëputur, shpesh edhe për dhjetëra orë nga puna, Da Vinci realizon pas tre vitesh vuajtje, kryeveprën “Darka e Fundit”. Siç tregojnë, Da Vincit, iu desh një kohë kaq e gjatë, për të realizuar veprën, për shkak të përdorimit të pasqyrave, për t’i paraqitur apostujt dhe Krishtin, në një mënyrë manipuluese, ireale, duke iu dhënë atyre forma humane dhe jo mistiko-fetare.

Të gjitha këto që përmendëm më lart, janë fakte të njohura, nga e gjithë bota, sot e 600 vjet të shkuara.

Është pikërisht kjo botë, që sot nuk tronditet nga tërmeti, por nga Fred Peza. Ai ka zbuluar, që Leonardo Da Vinci, 600 vjet më parë, ka ardhur në Kishën e Balldresë, ka kopjuar dhe vjedhur kryeveprën dhe pasi është kthyer në Itali, të gjitha skicat e vjedhura, i ktheu në një kryevepër të tij.

Pakkush e di që plot 36 vjet përpara, mjeshtrit të madh të Rilindjes Europiane, darka historike, ishte pikturuar në tokën shqiptare.
Darka e Fundit” është afresku i kishës së Shën Venerandës, ose siç njihet ndryshe kisha Shna Prendës, (Shën Premtes) në Balldre…“, – thotë Peza në rrjetet sociale.

Nuk dihet saktësisht koha, kur Fred Peza ka bërë këtë studim dhe më pas zbulim historik, siç thotë më lart, por me siguri kjo mund të ketë ndodhur muajt e fundit, sepse këtë zbulim, së pari Peza ja ka bërë të ditur Edi Ramës. Po kështu, zëra nga brenda kryeministrisë, thonë se kjo është edhe arsyeja, që Rama ka urdhëruar ekzekutimin urgjent të  PPP-së, për ndërtimin e rrugës “Milot-Balldren”.

– Afresku i Kishës së Balldresë dhe vjedhja që ka bërë Da Vinci, do na mbytë në turizëm kulturor zoti kryeministër, – i ka thënë Ramës, Peza.
– Me dhjetëra milionë njerëz nga e gjithë bota, do të lëshohen drejt Balldresë dhe do ta kemi shumë të vështirë për ta përballuar këtë dyndje, – ka vijuar Peza i trembur.

– Duhet rruga Fredo, rruga. Do na mbytin njerëzit dhe ne duhet të bëjmë rrugën, – është entuziazmuar Rama dhe menjëherë ka shpallur PPP-në, Milot Balldren.

Për më shumë hollësi mbi zbulimin e famshëm të Fred Pezës, lexoni statusin e tij.

/TPZ.al/ Tej e këtej/

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Lajm i madh/ Erdhi Eduart Selami, PD po hapet, shpëton Shqipëria…

Sa herë që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, merr vendimin e fuqishëm për hapjen e Partisë Demokratike, në oborrin...

Close