X

Lajm i madh/ Erdhi Eduart Selami, PD po hapet, shpëton Shqipëria…


Sa herë që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, merr vendimin e fuqishëm për hapjen e Partisë Demokratike, në oborrin dhe shkallët e larta të selisë, shfaqet dhe ngjitet Eduart Selami.

Sot ai përsëri erdhi…

Për ata që kanë lindur me vonesë, pas viteve 90′, jemi të detyruar të shpjegojmë, se Eduart Selami është nga kryetarët e parë të Partisë Demokratike (sigurisht gjithmonë pas Berishës).

Asokohe Eduarti përdorej si i tillë, domethënë si kryetar, sepse Sali Berishës, që kryente funksionin e Presidentit, nuk ja lejonte ligji të ishte edhe kryetar formal i partisë.

Aty nga viti 94′, kryetarit Eduart i hipi dëshira, duke marrë shembull nga perëndimi, që kryetari i partisë, duhet të jetë edhe kryeministër i vendit. Sapo ai përhapi këtë fjalë, bodigardët e Saliut, i mbyllën Eduartit të gjitha dyert e partisë dhe të mbledhjeve dhe e nisën emigrant në Amerikë.

Në këmbë të tij, Saliu caktoi Tritan Shehun, që përveç si kryetar partie, ai luajti edhe kreu edhe shtatë role të tjera të rëndësishme, në të njëjtën kohë. Në atë kohë, për shkak të shumësisë së detyrave, Tritani u bë anektodik, sepse fliste me vartësit me tre telefona njëkohësisht.

Ndërkohë, që këtu në Shqipëri, regjimi sa vinte dhe bëhej më demokratik, Eduart Selami, u rehatua, duke filluar punë në një benzinatë të madhe në Amerikë. Dhe kështu ndoshta do të kishte vazhduar gjithë jetën, sikur një ditë aty nga vitet 2000 e ca, Mero Baze dhe Blendi Fevziu, asokohe bashkëpunëtorët dhe këshillonjësit më të afërt të Sali Berishës, i kujtuan doktorit, që hapja në Partinë Demokratike, do të ishte edhe më e madhe, nëse thirrej për ndihmë edhe Eduart Selami.

Me të thënë e me të bërë. Autoritetet logjistikore të PD-së, i dhanë Berishës numrin amerikan të Eduartit dhe ai i telefonoi. Numri rastisi të ishte i benzinatës dhe Berishës i doli në telefon drejtori i këtij biznesi dhe pasi Berisha përmendi disa herë emrin Eduart, Eduart, drejtori i tha se, këtu nuk punonte njeri me këtë emër. Pas disa minuta bisedë, drejtori dhe Berisha më në fund u mirëkuptuan. Eduarti njihej në benzinore me emrin, Selham. Që nga ky bashkëbisedim mes Berishës dhe Selhamit, siç thamë, me ndërmjetësimin e gazetarëve shumë të njohur, Fevziu dhe Baze, Eduart Selami nisi vajtje-ardhjet, Shqipëri-Amerikë, Amerikë-Shqipëri, me të vetmin qëllim, hapjen e herëpashershme, të Partisë Demokratike, se herë që lindte nevoja.

Duhet theksuar, se përveç këtij funksioni, që Eduart Selami, pas kaq vjetësh e ka perfeksionuar, në një rast ai shërbeu edhe si kandidat për kryetar, përballë Bashës, në mënyrë që ky i fundit, të rimerrte mandatin si kryetar partie, duke patur përballë një rival jo vetëm të fortë, por edhe shumë demokratik, për të larguar imazhin e keq, të humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

Sot, Eduart Selami, i drejtë, i gjatë, ashtu si pa moshë, hyri përsëri në oborrin e PD-së, ngjiti shkallët e larta, përshëndeti dhe i buzëqeshi ç’pa rreth e qark dhe drejt e në zyrën e Lulit.

Pas tmerrit tërmetor që kaluam, dyndja e Selamit drejt PD-së, vjen si një ogur i mirë. Më duket se PD, përsëri po hapet…

/TPZ.al/ Tej e këtej/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Avokati i ditur Ngjela: Merkel, kërcënimi gjerman, Basha e Berisha në strofull, Rama kontroll hetimor, Ibrahim ki mendjen, etj etj… 

Pas tërmetit të madh të tmerrshëm, që natyra derdhi ditën e shtunë, në orën 16:04  dhe pas disa të tjerëve...

Close