X

Komisioni i Venecias dha goditje knock out-i për Ramën


Nga Fitim Zekthi

Ishte e qartë që në krye të herës se, lufta e ashpër që nisi kryeministri Rama ndaj presidentit Meta dhe vendimit të tij për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, buronte nga interesi më i ulët i mundshëm politik, buronte nga çuarja përpara me çdo kusht e axhendës së tij politike, për të vijuar konsolidimin e pushtetit përmes uzurpimit dhe shkatërrimin e opozitës.

Sapo kryeministri Meta njoftoi se ka nxjerrë një dekret për të anuluar datën 30 qershor, kryeministri Rama tha se dekreti është antikushteteus, nuk ka asnjë efekt, është i pavlefshëm. Kryeministri Rama tha se zgjedhjet do të mbaheshin në datën e caktuar dhe presidenti nuk kishte të drejtë të anullonte datën 30 qershor.

Njerëz të tjerë të PS-së që nga Balla, Veliaj, Spiropali, Ruçi, e deri te punëtorët e saj në media mbrojtën me forcë idenë se Presidenti nuk ka të drejtë të anullojë datën e zgjedhjeve; ai vetëm mund ta caktojë atë datë dhe kaq.

Për ta bërë gjithçka edhe më të padiskutueshme, kryeministri Rama mblodhi Parlamentin ku u miratua një Rezolutë e cila thoshte se dekreti i Presidentit për të anuluar datën e zgjedhjeve është antikushtetues, Presidenti nuk ka të drejtë të anullojë datën.

Pa u zgjatur, këtë qëndrim e mbajtën edhe anëtarët e KQZ-së, të cilët u shprehën se zgjedhjet do të mbahen në datën e caktuar, sepse Meta nuk të drejtë të anullojë datën. Qeveria dhe kryeministri vijuan me forcë të shkojnë drejt zgjedhjeve në 30 qershor duke mos pyetur për dekretin. Ata përdornin një gjuhë ekstreme sulmesh ndaj Presidentit dhe nisën procedurat e shkarkimit të tij për shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Komisioni i Venecias paraqiti dje opinionin e tij për për këtë çështje, pasi iu kërkua mendim nga partia e kryeministrit Rama.

Ndonëse me një gjuhë tipike të organizatave ndërkombëtare, të cilat duan të shfaqin paanshmëri dhe të jenë politikisht korrekte, ndonëse me një gjuhë tipike për të kënaqur të gjithë ata që janë të përfshirë, Komisioni i Venecias tha të vërteta shkatërruese për kryeministrin Rama.

Thelbi i Opinionit të Komisionit të Venecias është njohja e të drejtës që ka Presidenti i Republikës për të anulluar datën e zgjedhjeve. Sipas Komisionit të Venecias, në një situatë të jashtëzakonshme Presidenti ka të drejtë të anullojë datën e zgjedhjeve.

Sipas Komisionit të Venecias, Presidenti i ka tejkaluar kompetencat kushtetuese sepse situate nuk ka qenë e jashtazakonshme. Sipas Komisionit të Venecias, ky tejkalim nuk përbën shkelje të të rëndë që të çojë në shkarkimin e Presidentit të Republikës. Ky është gjithë thelbi i Opinionit të Komisionit të Venecias. Në të vërtetë, këtë gjë e ka të qartë dhe e kishte që në krye të herës, çdo student i vitit të parë të Shkencave Politike apo Jurisprudencës.

Çështja, megjithatë, është shumë më delikate. Nuk është fare në diskutim shkarkimi i Presidentit të Republikës.

Dihet që ai nuk ka bërë shkelje të tillë. Çështja është se, duke patur të drejtë të anullojë datën e zgjedhjeve në një situatë të jashtëzakonshme, ai e ka anulluar datën e zgjedhjeve duke vlerësuar se situata ka qenë e jashtëzakonshme. Komisioni i Venecias thotë që nuk ka qenë situatë e jashtëzakonshme dhe Presidenti ka tejkaluar kompetencën kushtetuese.

Duke qenë se ka dyshime se Presidenti paska tejkaluar kompetencën kushtetuese, atëherë këtë dyshim ose këtë çështje e gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese dhe jo kryeministri Rama, ministrja Spiropali apo nënkryetari i KQZ-së Biba. Duke qenë se këtë çështje nuk e gjykon dot as Kolegji Zgjedhor, që u përdor si mekanizëm formalisht nga qeveria, atëhere zgjedhjet janë mbajtur pa datë zyrtare të caktuar nga Presidenti. Zgjedhjet nuk vlejnë, ato janë nul dhe pa asnjë efekt.

Komisioni i Venecias, megjithatë, për t’i dhënë një bonus qeverisë dhe kryeministrit Rama, thotë se situata nuk ishte e jashtëzakonshme, se mbajtja e zgjedhjeve me vetëm një parti, ose me bojkotin e opozitës, nuk i bën ato të pavlefshme.

Duket sikur Komisioni i Venecias legjitimon zgjedhjet, por nuk është fare kështu. Sigurisht, që zgjedhjet në qoftë se i bojkoton një parti, qoftë kjo edhe opozita, nuk bëhen të pavlefshme ligjërisht dhe sigurisht që një situatë nuk është e jashtëzakonshme pse mbahen zgjedhje pa opozitën. Opozita mund të mungojë në zgjedhje për shumë arsye.

Ka vende në SHBA ku kandidohet në mjaft raste për Senat apo Dhomën e Përfaqësuesve me një parti (ish kryetari i Kongresit John Boehner për dy dekada zgjidhej pa kundështar fare).

Zgjedhjet në Shqipëri ishin të pavlefshme sepse dekreti që nxori Presidenti për të anulluar datën nuk u gjykua nga një Gjykatë Kushtetuese, nuk u rrëzua apo la në fuqi nga një Gjykatë Kushtetuese, por u rrëzua nga qeveria.

Në këtë kuptim, jo vetëm që zgjedhjet janë të pavlefshme, por ka ndodhur grusht shteti i pastër. Zgjedhjet do të ishin të pavlefshme edhe sikur opozita të merrte pjesë, edhe sikur t’i fitonte thellë, edhe sikur PD të dilte dhe të bënte protesta për t’i njohur si të ligjshme ato zgjedhje./Politiko.al

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
Strazimiri: Venecia na thotë se paskemi pasur një derr demokracie me Enver Hoxhën!

Nga Gent Strazimiri Ç’prisja të na shpjegonte “Komisioni” … – Kush është më e rëndësishme “data” apo “gara”? – Procesi...

Close