X

Edi Rama shqyen sytë, bën për të qeshur, por edhe tmerron tre gra ballkanase në New York (video)

Njoftohemi që dje pasdite, në 17:00 me orën e Amerikës, udhëheqësit tonë suprem, Edi Rama, i sapo mbërritur në New York, i bënë pritë te dera e hotelit, tre gra ballkanese, të cilat flisnin edhe shqip dhe i kërkuan të bënin një fotografi.

Për t’ju bërë qejfin edhe më shumë, udhëheqësi, nuk bëri thjesht fotografi, por një video plot 15 sekonda.

Duke qëndruar në shpinë të grave, Edi Rama, shkrepi videon, shqeu sytë dhe i dha fytyrës një formë hungërime, në një mënyrë aq të llahtarshme dhe horror, veprime këto, që vetëm një njeri me të dhënat e tij, mund t’i realizojë.

Gratë ballkanike në fillim qeshën, por pastaj të tmerruara i kërkuan udhëheqësit me gjuhën e trupit, që të mos e vazhdonte videon më tej. Duke ikur, gratë shikonin mbrapa të tmerruara, nga ajo sy-shqyerje e paprecedentë e udhëheqësit shqiptar, të cilën mund ta përballonte vetëm Elisa Spiropali.

Pas kësaj ndarje të beftë, mbetën pa përgjigje disa pyetje shumë të rëndësishme, ku gratë do ta pyesnin Ramën, për kufijtë e Kosovës, tërmetet dhe sidomos përmbytjen dhe njëkohësisht mungesën e ujit në Tiranë.

/TPZ.al/ Tej e këtej/

Për më shumë, ndiqni videon:

 

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Elisa Spiropali bisedë me Fugën dhe një plakë në Farkë, për tërmetin dhe Ilir Metën

Në kohën kur u mbushën lart nga njëzetë tërmete, shumica të nivelit të moderuar, por edhe të nivelit të lartë...

Close