X

“Po më dridhet zëri”, tjetër lëkundje e fortë tërmeti 4.9 ballë, panik gjatë mbledhjes së qeverisë

Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti është ndjerë në këto momente në kryeqytet, me magnitudë 4.9 ballë. Epiqendra  e tërmetit ka qenë 2 kilometra nga qyteti i Durrësit dhe 31 kilometra nga Tirana.

Në momentin që u ndje tërmeti, qeveria shqiptare po zhvillonte një mbledhje emergjente, teksa ministrat po raportonin për problematikat e krijuara.

Ka qenë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, që e ka njoftuar tërmetin, duke thënë se i dridhej edhe zëri.

VIDEO:

Paralajmërimi i sizmiologut grek Tselentis: Kemi një bishë përpara nesh. 

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë dhe intensitet 7.5 ballë, që shkundi Shqipërinë ditën e sotme, është paralajmëruar nga Kreu i Institutit Gjeodinamik të Greqisë, Akis Tselentis, deklarata e të cilit u bë shkas që Presidenti Meta, të dërgonte një letër tek institucionet shqiptare, në mënyrë që të merreshin masa për të përballuar një tëmet të këtyre përmasave.

Në një konferencë për shtyp, Tselentis tha se rajoni mund të goditej nga një tërmet 6 ballësh.

Ne të gjithë duhet të jemi të përgatitur. Ne kemi një bishë pranë nesh. Ne duhet të jemi të përgatitur,“- tha ai.

Paralajmërimi i tij erdhi vetëm disa ditë pas një tërmeti në zonën e Atikës, në Greqi,  me magnitudë 5.1 ballë.

Të gjithë thanë se Athina duron. Por asgjë nuk mbeti. Imagjinoni bie ndonjë tërmet në 6 në shkallën Rihter, me fjalë të tjera 30 herë më i madh në përmasa.”, u shpreh Tselentis.

Cfarë ndodhi sot në Shqipëri? 

Tërmeti i ndjerë ditën e sotme në Shqipëri, është më i fortë i 30 viteve të fundit. Kështu ka deklaruar IGJEUM.

Ky tërmet ka qenë 5.8 ballë, por me një intensitet prej 7.5 ballë. Sipas sizmiologut Rrapo Ormeni, pritet të ketë lëkundje të tjera, derisa të vendoset një ekuilibër dhe gjendja të stabilizohet.

Tërmeti e ka patur epiqendrën 30 kilometra në veri të Durrësit, pranë Kepit të Rodonit.

Lëkundjet kanë qenë shumë të forta në kryeqytet dhe në Durrës, por janë ndjerë në të gjithë Shqipërinë.

Nga ky tërmet janë plagosur qindra persona, të cilët kanë marrë ndihmën e parë në spita. Një i ri ka thyer shtyllën kurrizore, pasi është hedhur nga dritarja, në përpjekje për të shpëtuar nga tërmeti.

Raportohet se ka patur dëme të shumta materiale dhe pallate të ndara në dy pjesë në Tiranë dhe në Durrës. Raportohet gjithashtu se në Tiranë janë shembur disa banesa.

Autoritetet kanë ngritur disa qendra emergjente, për qytetarët të cilët do ta kalojnë natën në rrugë, pasi banesat e tyre rrezikojnë të shemben, ose janë shembur.

Çfarë duhet të bëni gjatë një tërmeti? 

Duhet të dilni urgjentisht nga banesa. Nëse nuk është e mundur, ndiqni hapat e mëposhtëm.

Sipas ekspertëve do të jeni të sigurt nga tërmetet nëse ndërmerrni këto 3 hapa themelorë:

-Uluni në tokë,

-Futuni nën një tavolinë,

-Qëndroni aty deri sa të ndalojnë dridhjet.

Nëse nuk ka një tavolinë pranë jush, shtrihuni në një cep të ndërtesës dhe mbuloni kokën e qafën me krahët tuaj. Mos u mundoni të shkoni në një dhomë tjetër vetëm për t’u futur nën tryezë.

Nëse jeni në shtrat, mos lëvizni por qëndroni aty, duke mbrojtur kokën me një jastëk. Ka më pak mundësi të lëndoheni duke qëndruar aty ku jeni.

Nëse je duke drejtuar makinën, gjej një vend për të parkuar. Shmangni mbikalimet, urat, linjat dhe rreziqet e tjera. Qëndroni brenda automjetit derisa dridhjet e tërmetit të kenë mbaruar.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Detajet/ Plagosen me armë para banesës hallë e nip në Fushë-Krujë (Emrat)

Hallë e nip janë qëlluar me armë zjarri para banesës së tyre në fshatin Nikël të Fushë-Krujës. Ky është informacioni...

Close