X

Tahiri sulmon ambasadën e SHBA: Po bëjnë presion ndaj gjyqtarëve, në Amerikë nuk flitet për vendimet e gjykatave

Ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dalë paraditen e sotme në një konferencë për shtyp me gazetarët, për të folur rreth vendimit të gjykatës për çështjen e tij.

Ai është pyetur disa herë për deklaratat e ambasadave, konkretisht deklaratën e ambasadës Amerikanë, e cila e quajti dënimin e Tahirit “shkurajues”. Ish ministri ka thënë se kjo deklaratë është një presion i madh ndaj gjyqtarëve dhe se në Amerikë nuk flitet për vendimet e gjykatave.

Dekurajuese edhe për mua që i dëgjova ato deklarata. Në kulturën time nuk flitet për vendimet e gjykatave, për më tepër për një vendim që nuk është zbardhur ende. Nuk besoj se ndodh në Amerikë që një ambasadë flet mbi një vendim gjykate, nuk besoj se mund të ekzistoj një presion më i madh mbi gjyqtarët, se sa ky“, u shpreh Tahiri.

Deklarata e SHBA pas vendimit të gjykatës për Tahirin: 

Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
A do të rikthehet Saimir Tahiri në PS? Ish-ministri nuk pyet për mendimin e Ramës

Ish-ministri Saimir Tahiri po iu përgjigjet interesit të gazetarëve nëse do të rikthehet në politikë, dhe a ka ardhur momenti...

Close