X

IGJEUM: Tërmeti më i fuqishëm i 30 viteve të fundit në Shqipëri, intensiteti mbi 7.5 ballë

Tërmeti i ndjerë ditën e sotme në Shqipëri, është më i fortë i 30 viteve të fundit. Kështu ka deklaruar IGJEUM.

Ky tërmet ka qenë 5.8 ballë, por me një intensitet prej 7.5 ballë. Sipas sizmiologut Rrapo Ormeni, pritet të ketë lëkundje të tjera, derisa të vendoset një ekuilibër dhe gjendja të stabilizohet.

Tërmeti e ka patur epiqendrën 30 kilometra në veri të Durrësit, pranë Kepit të Rodonit.

Lëkundjet kanë qenë shumë të forta në kryeqytet dhe në Durrës, por janë ndjerë në të gjithë Shqipërinë.

Nga ky tërmet janë plagosur qindra persona, të cilët kanë marrë ndihmën e parë në spita. Një i ri ka thyer shtyllën kurrizore, pasi është hedhur nga dritarja, në përpjekje për të shpëtuar nga tërmeti.

Raportohet se ka patur dëme të shumta materiale dhe pallate të ndara në dy pjesë në Tiranë dhe në Durrës. Raportohet gjithashtu se në Tiranë janë shembur disa banesa.

Autoritetet kanë ngritur disa qendra emergjente, për qytetarët të cilët do ta kalojnë natën në rrugë, pasi banesat e tyre rrezikojnë të shemben, ose janë shembur.

Çfarë duhet të bëni gjatë një tërmeti? 

Duhet të dilni urgjentisht nga banesa. Nëse nuk është e mundur, ndiqni hapat e mëposhtëm.

Sipas ekspertëve do të jeni të sigurt nga tërmetet nëse ndërmerrni këto 3 hapa themelorë:

-Uluni në tokë,

-Futuni nën një tavolinë,

-Qëndroni aty deri sa të ndalojnë dridhjet.

Nëse nuk ka një tavolinë pranë jush, shtrihuni në një cep të ndërtesës dhe mbuloni kokën e qafën me krahët tuaj. Mos u mundoni të shkoni në një dhomë tjetër vetëm për t’u futur nën tryezë.

Nëse jeni në shtrat, mos lëvizni por qëndroni aty, duke mbrojtur kokën me një jastëk. Ka më pak mundësi të lëndoheni duke qëndruar aty ku jeni.

Nëse je duke drejtuar makinën, gjej një vend për të parkuar. Shmangni mbikalimet, urat, linjat dhe rreziqet e tjera. Qëndroni brenda automjetit derisa dridhjet e tërmetit të kenë mbaruar.

/TPZ.al/

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
PAMJE SHOKUESE/ Në Durrës pallati ndahet në dysh nga tërmeti

Këto janë pasojat që shkaktoi tërmeti i sotëm në Durrës. Siç mund të shihet pallati ka pësuar krisje në mesin...

Close