X

Zgjaten me dy muaj afatet e paraburgimit për grupin “Bajri”, Prokuroria duhet të dorëzojë dosjen brenda 20 nëntorit


Janë zgjatur me dy muaj afatet e paraburgimit për grupin kriminal “Bajri”.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me trup gjyqësore të përbërë nga Iliriana Olldashi, ka pranuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Renda dhe pjesërisht kërkesën e mbrojtësit, avokatit Arbër Hoxha, duke zgjatur vetëm me dy muaj afatet e paraburgimit për 4 personat nën hetim, Safet Bajri, Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali.

Në këto kushte, pritet që në zbatim të vendimit të sotëm të Gjykatës, Prokuroria e Shkallës së Parë për Krime të Renda Tiranë të dorëzojë maksimalisht brenda datës 20 nëntor dosjen në Gjykatë për Grupin “Bajri”./ BW

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
3 vite e 4 muaj shërbim prove për Saimir Tahirin, zbardhet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda

Është publikuar vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili në fund të një dite...

Close