

“Pandëshkueshmëria vazhdon të jetë sëmundje e pa shërueshme e institucioneve të zbatimit të ligjit.”
kështu u shpreh sot nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho në një prononcim për mediat.
Ndër të tjera Xhixho tha se nuk është vetëm pandëshkueshmëria sëmundje e pashërueshme e institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri, por edhe standardi i dyfishtë.
“Sepse, ndërsa Saimir Tahiri dënohet me shërbim prove, ata që nuk janë në shërbim të shefit të madh përfundojnë në burg edhe kur mbrojnë shtëpitë e tyre prej vjedhjes së pushtetit të shefit të madh,
Përfundojnë në burg edhe pse nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e energjisë elektrike,
përfundojnë në burg edhe pse nuk pranojnë të mbyllin gojën dhe të bëhen servilë dhe shërbëtorë të pushtetit kriminal të shefit të madh. Shefi i vogël, shpëtoi nga burgu por formalisht u shpall fajtor që të shpëtojë shefi i madh.” përfundoi Xhixho.
Deklarata e plotë:
Pandëshkueshmëria vazhdon të jetë sëmundje e pa shërueshme e institucioneve të zbatimit të ligjit. Megjithëse partnerët tanë ndërkombëtarë vazhdojnë të na bëjnë presion që kjo dukuri që stimulon krimin dhe korrupsionin të marrë fund.
Mirëpo, si mos mospërfillje ndaj detyrimeve që Shqipëria duhet të përmbushë edhe në kuadër të integrimit europian, pandëshkueshmëria u dëshmua në mënyrë më flagrante me farsën gjyqësore ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili u dënua për “Shpërdorim detyre”, si dëshmi e shpërdorimit prej shefit të madh, i cili natyrisht pasi e përdori viktimën e vet për të kanabizuar vendin , e dënoi viktimën e vet vetëm për “Shpërdorim detyre”.
Por nuk është vetëm pandëshkueshmëria sëmundje e pashërueshme e institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri, por edhe standardi i dyfishtë.
Sepse, ndërsa Saimir Tahiri dënohet me shërbim prove, ata që nuk janë në shërbim të shefit të madh përfundojnë në burg edhe kur mbrojnë shtëpitë e tyre prej vjedhjes së pushtetit të shefit të madh,
Përfundojnë në burg edhe pse nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e energjisë elektrike,
përfundojnë në burg edhe pse nuk pranojnë të mbyllin gojën dhe të bëhen servilë dhe shërbëtorë të pushtetit kriminal të shefit të madh.
Shefi i vogël, shpëtoi nga burgu por formalisht u shpall fajtor që të shpëtojë shefi i madh.

Të ngjashme
Gjykata e Lartë merr vendimin e parë për ish-ministrin Saimir Tahiri
Policia franceze arreston dy shqiptarët, masakruan bashkëkombësit e tyre me thika në Spanjë
Aksident me vdekje në Pukë, motori bie nga ura, humb jetën drejtuesi
SPAK “godet” me çudinë e radhës, harron në burg për tetë ditë të ekstraduarin nga Gjermania
“Mjeshtër i Madh”/ Meta vlerëson këngëtarin Ylli Baka: Urë lidhëse midis këngës polifonike të Jugut dhe asaj toske të Skraparit
Vendimi për falje ndaj deputetit socialist/ Spahiu: Zyrtarët e Rilindjes nuk ndëshkohen, uragani i 25 prillit do të bëjë drejtësi për të gjithë
KQZ-ja i rikthehet avazit të vjetër, shfuqizohet gjoba ndaj zyrtarit socialist
Njoftim i ambasadës/ Test i detyruar për Covid përpara hyrjes në Gjermani
Lini nje Koment