X

Video-skandali/ Gjykata cakton masën e sigurisë për pedagogun e Elbasanit


Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë për Denis Himçin, pedagogun e Universitetit të Elbasanit, që u shfaq në video-skandalin e transmetuar në emisionin invstigativ “Stop”, teksa i kërkonte një studenteje favore seksuale në këmbim të notës.

Në mungesë të pedagogut, i cili ndodhet i shtruar në pavionin e kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë (QSUT), Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 10 ditor.

Himçi u dërgua në spital dy ditë më parë, si shkak i problemeve me tensionin.

Pedagogu i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Maliqi publikon “bisedën” Rama-Tahiri: Sajmo po na dalin nga hundët milionat e eurove nga droga

Deputeti demokrat, Lefter Maliqi, përmes një postimi në facebook ka publikuar "bisedën” mes Kryeministrit Edi Rama me ish-ministrin e Brendshëm,...

Close