X

VIDEO/ “Bën gërr-gërr kot”, sherri mes Anila Bashës dhe Klodiana Lalës për Tahirin: S’jemi dele dhe hamë bar


Gazetaret Anila Basha dhe Klodiana Lana janë përplasur mbrëmjen e së enjtes në “Opinion”, teksa komentonin vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Debati:

Blendi Fevziu: Më 19 Tetor Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon nga Kuvendi autorizim për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit Saimir Tahiri.

Anila Basha: Këtu ndalojmë, pra që në Tetor 2017 pa këto prova, që ne po biem dakord sot që nuk ka prova, kanë kërkuar t’i vënë prangat.

Klodiana Lala: O Basha po mos e ngatërro fundin e procesit me fillimin e procesit.

O Basha të lutem, mos na bëj tani sikur ne këtu jemi dele dhe po hamë bar, sepse Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar arrest me burg për 90 për qind të atyre personave që Saimir Tahiri…të lutem më lër të flas….Në 90 % të rasteve, kur personat e caktuar janë akuzuar për trafik narkotikësh, qoftë edhe me një telefonatë, me një indicie indirekte, kanë shkuar në masën e sigurisë arrest me burg.

Anila Basha: Si, si? Si ishte? Trafikanti i thjeshtë? Ça po thua?

Klodiana Lala: Në rastin konkret, Saimir Tahiri….

Anila Basha: Ça po tregon, se po flet për Ministrin e Brendshëm?

Klodiana Lala: U nis nga disa përgjime, që në fakt rezultojnë ndryshe në sallën e gjyqit, që hetimi kishte nisur një vit përpara se sa të dilte Katania me një përfundim.

Anila Basha: E mban mend ti Klodi atë apo jo? Po ato i morën nga media moj gjithçka, po ca bën kot, gërr-gërr-gërr kot. Nxirri edhe një herë përgjimet, se ashtu flasin të gjithë….

Klodiana Lala: Basha më lër ta mbaroj argumentin…

Anila Basha: Po ti ke një orë që flet për argumentin.

Klodiana Lala: Mund të flas dy orë dhe pa e sqaruar nuk e lë këtë gjë.

Anila Basha: Nuk po thua asgjë e kupton? Po ziheni me veten ndërkohë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Të shtëna me armë në Washington, një i vdekur dhe pesë të plagosur

Një burrë ka vdekur dhe pesë persona të tjerë (mes tyre edhe një femër) janë plagosur gjatë të shtënave me...

Close