X

Trajneri i Melburnit për Bashën: I lumtur që erdhi një futbollist i tillë, është udhëheqës

Migjen Basha u largua nga kampionati grek dhe do ta vazhdojë karrierën e tij në kampionatin australian. Ai është bërë pjesë e Melburn Viktori, skuadër me të cilën ka luajtur në të kaluarën edhe Besart Berisha.

Kalimi i tij në Australi, ka kënaqur jo pak trajnerin e Melburnit, Marko Kurz i cili pranon se ëhstë2 shumë i kënaqur me këtë transferim të arritur. Kurz u shpreh se eksperienca e Bashës do ta ndihmojë shumë skuadrën, duke e konsideruar mesfushorin një udhëheqës.

“Jam shumë i kënaqur që erdhi një futbollist me kaq eksperiencë ndërkombëtare në skuadrën tonë. Duke menduar se ka luajtur në nivelet më të larta në Europë, mendoj se do të bëhet një udhëheqës i fortë për skuadrën tonë. së bashku me Poulsenin dhe Dobras, që kanë ardhur së fundmi më kanë kënaqur shumë dhe shpresoj të arrijmë sa më lart”, u shpreh trajneri.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
PD, Gazment Bardhi për ‘Tahirin’: E paralajmëruam teatrin që po luhej

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se vendimi i mbrëmjes së kalaur që shpëtoi ish-ministrin Tahiri nga...

Close