X

Trafikantët shqiptaro-bullgarë të heroinës lënë takim në parkingun e dyqanit të lojërave, por …

Policia greke ka goditur një bandë shqiptaro-bullgare të trafikut të drogës, duke sekuestruar 42 kg heroinë. Mediet fqinje raportojnë se gjatë aksionit janë arrestuar gjashtë trafikantë, në parkingun e një dyqani të njohur lojërash, në afërsi të Portit të Selanikut.

katër prej të arrestuarve janë shtetas bullgarë, të cilët kishin hyrë pak ditë më parë në Greqi me 81 pako heroinë, me nga 520 gram secila.

Ata kishin lënë takim me dy shqiptarët, në parkingun që ndodhet në Selanik, prej ku janë arrestuar. Sipas policisë, lënda narkotike kishte si destinacion kryeqytetin grek, Athinën.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Talenti që po zëvendëson Mesin gati për hapin e radhës, natyralizohet adoleshenti i Barcelonës

Barcelona ka fituar një futbollist të ri shumë të talentuar dhe bëhet fjalë për Ansu Fatin, 16-vjeçari i cili po...

Close