X

Tirana pa ujë, qytetarët protestë para UKT-së: Nuk keni mbajtur asnjë premtim, keni rritur çmimin


Lëvizja Reago e mbështetur dhe nga qytetarë, kanë zhvilluar sot një protestë para selisë së UKT.

Në një kohë që Tirana është pa ujë, lëvizja rinore ka zhvilluar këtë protestë ku kanë kërkuar që Bashkia Tiranë dhe Ujësjellësi të reagojnë dhe të zgjidhin këtë situatë.
Gjatë protestë ata kanë bërë dhe një deklaratë në të cilën shprehen se çmimi i ujit është rritur, por premtimi për 24 orë ujë në ditë nuk është mbajtur asnjëherë.

“Tarifat e çmimit të ujit për m3 u rritën me 20 Lekë dhe tarifat fikse u rritën nga 100 Lekë në 200 Lekë për të gjithë kategoritë. Kështu qytetarët paguan dyfishin e çmimit, pa asnjë ndryshim në cilësinë e shërbimit”, u shprehën ata.

DEKLARATA E PLOTË

Po jetojme ne nje kohe ku anormalja kerkohet te quhet normale,ku papergjegjshmeria drejton,ku e verteta humb ne vorbullen e mashtrimit,iluzione te se drejtes duket sikur na mbajne te lidhur me realitetin. Jo per tu bere te perseritur,as te veshtire per tu kuptuar por sot jemi ketu per ti dhene ze realitetit te frikshem ne te cilin po jetojme.

Ne kryeqytetin e shqiperise, qytetaret vuajne mungesen e theksuar te ujit te pijshem. Keto 2 fjali mjaftojne per te pershkruar gjendjen alarmante ne te cilen ndodhemi sepse ne fakt hierarkia e nevojave te njeriut nis me nevojat fiziologjike,duke perfshire nevojen per uje.

Nder vite jemi perballur me 2 fakte: rritje te vazhdueshme te cmimit te ujit dhe premtime te parealizuara per furnizimit 24 ore me uje. Ne nentor te vitit 2017,me propozim te bashkise dhe me miratim te ERRU u mor vendimi I pare per rritjen e cmimit te ujit,duke cuar ne dyfishimin e tij. Tarifa e cmimit te ujit per m3 u rriten me 20 leke dhe tarifat fikse u rriten nga 100 leke ne 200 leke per te githe kategorite. Keshtu qyetaret paguan dyfishin e cmimit,pa asnje ndryshim ne cilesine e sherbimit.

Dhe sot serish pavaresisht cdo premtimi qytetaret vuajne mungesen e furnizimit me uje te rrjedhshem dhe mungesen e cilesise se tij( per te theksuar ketu qe nuk ka asnje te dhene,asnje analize per cilesine e ujit,dhe pse ne shume raste ai dukshem eshte konstatuar I ndotur duke shkaktuar dhe probleme shendetesore tek qytetaret.

Kane qene vete qytetaret qe kane denoncuar raste te ujit me mbetje balte,sulfuri apo mbetjesh te tjera,por duket se te gjitha keto kane rene ne vesh shurdh.) Asnje deklarate,asnje reagim,asnje interesim nuk ka patur nga pergjegjesit per kete gjendje alarmante.

Megjithatë, në raportin vjetor të 2018, Enti Rregullator i Ujit vlerëson se në bazë të të ardhurave të familjeve shqiptare, ata mund të përballojnë rritjen e çmimit.

Mund te perballojne nje tjeter rritje te cmimit,me cfare kthimi? Te paguajme serish me shume per ujin qe nuk kemi, te paguajme serish me shume per ujin qe nuk konsumojme,te paguajme serish me shume qe te blejme bidone me uje ,te paguajme serish me shume per sherbimin qe nuk ka ndryshuar, te paguajme serish me shume per asnje permiresim ne sistemin e furnizimit,te paguajne serish me shume qe te blejme dhe te mirembajme depozita te tjera shtese? Jo te nderuar,nuk mund te paguajme dhe nuk do te paguajme me shume persa kohe nuk na ofrohet asnje sherbim dhe per kete nuk do te heshtim me.

Ne sot ne rradhe te pare jemi qytetare te Tiranes dhe jemi ketu per te denoncuar dhe per te reaguar ndaj ketij problem jetik. Ne po diskutojme sot,ne vitin 2019,per kushte minimale te jeteses,per ujin e pijshem, ndaj eshte detyre dhe obligim qytetar per secilin nga ne qe te reagoje ne menyren e tij kundrejt kesaj gjendje alarmante.

Ne fakt sot ne te rinjte,studentet, jemi te vendosur edhe perpara nje sprove tjeter,perpara nje sprove te veshtire,perpara sproves se dinjitetit. Mesa duket nuk mjaftoi protesta e studenteve,nuk mjaftuan 8 kerkesat,nuk mjaftoi asgje qe qeverisja te ndryshoje menyren e drejtimit,te marrjes se vendimeve dhe harimit te ligjeve e projektligjeve. Perkundrazi vazhdon ne po te njejtin drejtim,vetem duke perfeksionuar menyrat e vendimeve anaormale.

E bej kete paranteze sepse ne baze te gares se “spiunimit anti-abuzim” qe u iniciua nga zoti kryeminister disa dite me pare,ne sot veteshpallemi “spiunet e pare” duke denoncuar kete rast flagrant abuzimi ,ate te ujit te pijshem ne Bashkine e Tiranes. Bazuar dhe ne faktet e te dhenat e shqyrtuara me lart,ne kerkojme qe te mbahet premtimi i z.kryeminister dhe secili nga ne te fitojme nga nje burse 1-vjecare!

“Denonco per nje burse falas” e besoj se do te jete nje fushate e suksesshme, sepse ne do te jemi ketu per te reaguar dhe per te denoncuar cdo rast abuzimi duke nisur nga sot! Duke uruar qe te kemi percjelle tek ju kete mesazh tonin, ju falenderojme qe ishit pjese e kesaj proteste simbolike dhe qe na ndoqet. Rishihemi serish ne protesta dhe organizime te tjera!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Vendimi për Tahirin, Nishani: Prova më e fortë e kapjes së Drejtësisë nga mafia e krimi i organizuar

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar në një status të gjatë në facebook, vendimin e dhënë mbrëmjes e së enjtes nga...

Close