X

Tirana ngelet pa ujë, UKT justifikohet: Defekt në Bovillë… hesht bashkia


Tirana do të mbetet pa ujë deri në orën 19:00 të ditës së sotme. UKT shprehet se mungesa e ujit në kryeqytet do të vijojë edhe për disa orë të tjera.

“Ka ndodhur një defekt në linjën e Bovillës dhe për pasojë të gjithë qytetarët e Tiranë kanë mbetur pa ujë ditën e sotme. Në orën 19:00 do të rikthehet furnizimi normal,”– shpjegon UKT.

Nga ana tjetër Bashkia e Tiranës nuk e ka marrë mundimin që të bëjë një reagim në lidhje me mungesën e furnizimit me ujë në kryeqytet. Bashkia ka zgjedhur të heshtë ndërkohë që prej më shumë se shtatë orë Tirana është tharë për ujë.

Për më tepër kjo situatë do të vazhdojë deri në orët e vona të pasdites së sotme.

Mëngjesin e sotëm, UKT ka bërë të njëjtin njoftim duke shkruar se në linjën e Bovillës ka ndodhur një defekt dhe si pasojë pjesa më e madhe e Tiranës do mbetet pa ujë.

“Ujësjellësi Tiranë dëshiron të njoftojë qytetarët se inxhinierët dhe grupet tona në terren po punojnë intensivisht për riparimin sa më parë të defektit të ndodhur”, thuhet në njoftim.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Video-skandali/ Gjykata cakton masën e sigurisë për pedagogun e Elbasanit

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë për Denis Himçin, pedagogun e Universitetit të Elbasanit, që u shfaq në...

Close