X

Talenti që po zëvendëson Mesin gati për hapin e radhës, natyralizohet adoleshenti i Barcelonës


Barcelona ka fituar një futbollist të ri shumë të talentuar dhe bëhet fjalë për Ansu Fatin, 16-vjeçari i cili po arrin të shkëlqejë me fanellën e katalanasve.

Pak ditë më parë ai debutoi megjithëse vetëm 16 vjeç, madje duke shënuar edhe gola.

Cilësitë e tij kanë bërë që në Europë të flasin të gjithë për të ndërkohë që ka rënë në radarët e Federatës spanjolle. Këta të fundit kanë nisur nga puna për të natyralizuar talentin dhe për ta grumbulluar me ekipin kombëtar të Spanjës.

Pak ditë më parë, Federata kërkoi nga shteti që të përshpejtohet procesi i dhënies së pasaportës. Pas pak ditësh, duhet dorëzuar në FIFA lista me futbollistët e rinj dhe Ansu Fati që e mori së fundmi pasaportën, është afrimi më i ri.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Gjata: Tahiri kërcënoi hapur PS-në, ka dosje të rënda për Ramën

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, deklaroi në rubrikën “Opinion”, në News 24, se vendimi për ish-ministrin...

Close