

Teksa po zhvillohet mbledhja mes kryeministrit Edi Rama dhe koordinatorëve të Partisë Socialiste të rajonit të veriut në Velipojë, burime jozyrtare bëjnë me dije se një prej temave që po diskutohet është largimi nga detyra i një mase të konsiderueshme të drejtorëve rajonalë.
Sipas burimeve nga mbledhja, Rama ka dhënë porosi të prera për Bashkitë e Qarkut të Shkodrës. “80% e drejtorëve do ikin. për të gjitha bashkitë e Qarkut Shkodër do të bëhet vlerësim performance i institucioneve me varësi nga qendra.
Njëkohësisht do të bëhet analizë e buxhetit të bashkive, borxhet dhe projektet aktuale që të evidentohet se ku jemi aktualisht.”- citohet të ketë thënë Rama gjatë mbledhjes.
Më poshtë, gjeni listën e të gjithë drejtorëve të qarkut Shkodër, të cilët pritet të tërhiqen nga detyra në ditët e ardhshme, për t’u zëvendësuar me emra të rinj.
LISTA E PLOTË:
1.Zyra Arsimore Shkodër- Kadri Ymeri
2.Spitali Rajonal Shkodër- Adrian Dajti
3.Hidrocentrali Vau Dejës- Luan Heta
4.Filiali Albaposta Shkodër- Edmond Emini
5.Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër- Agim Dardha
6.Drejtoria e Shëndetit Publik Shkodër- Astrit Beci
7.Drejtoria Rajonale e Tatimeve Shkodër-Herion Jashari
8.Dega Rajonale e Thesarit Shkodër- Muzafer Bushaj
9.Operatori i Sistemit të Shpërndarjes- Rezart Isufi
10.KESH Shkodër, Gjon Bala dhe Elvis Murati, përgjegjës të dy zonave
11.Enti Kombëtar i Banesave Shkodër- Brian Muriqi
12.Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve Shkodër- Jetmir Lumaj
13.ADISA Shkodër- Mirsad Sylja
14.Inspektoriati Shtetëror i Pyjeve dhe Kullotave- Mark Ndou
15.Drejtoria Rajonale e Rrugëve Shkodër- Shkëlqim Sterkaj
16.Drejtoria Rajonale e Hekurudhave
17.Drejtoria e Doganave Shkodër- Bardhyl Dervishi
18.Operatori i Sistemit te Transmetimit Shkoder- Fuat Alibali
19.HEC Koman- Kujtim Prroni
20.Fondi I Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor Shkodër- Markenc Shllaku
21.Formimi profesional Shkodër Meri Markici
22.Rezidenca Velipoje( shtëpia e pritjes)- Hekuran Gjorretaj
23.Hipoteka Shkodër, përgjegjësi- Ilir Dibra
24.ALUIZNI Shkodër, përgjegjës- Genc Berhani
25.Uzina e Telave- Llazar Berati
26.Tregu i shumicës Dobrac- Dritan Pirani
27.Inspektorjati i Metrologjisë dhe kalibrimit- Hysen Lacej
28.Sherbimi veterinarisë- Andi Bilali.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Ekzekutimi me 17 plumba i menaxherit të VIP-ave, zbardhen dëshmitë e personave të përfshirë në ngjarje
“Ja fusja lekët në qese”, nipi i të ndjerës tregon si ua zhvati sanitarja Alldërvishi 8 mijë euro: Ankohej “më ke dhënë pak”!
50 Euro për të rruar një person, bëmat e Tires nuk kanë të sosur
Detaje të reja/ Misteri i arratisjes së Moisi Habilajt
Zhupa nxjerr shifrat: Propaganda e Veliajt me rininë
Në kërkim ndërkombëtar/ Nga Italia, policia zbuloi vendndodhjen e 43-vjeçarit në Vlorë nëpërmjet… Gruaja nuk e dinte që po i bënte “gjëmën” (Emri)
Video bën xhiron e rrjetit, të rinjtë shqiptarë urdhërojnë ushtarët grekë
Urgjenca Kombëtare bën bilancin: Në 2020 ndodhën 6248 aksidente rrugore me 159 viktima
Lini nje Koment