X

“Për të shpjeguar të vërtetën time”, Saimir Tahiri tregon kur do të flasë

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të ketë nesër (të shtunën) një komunikim për mediat dhe qytetarët. Këtë e ka njoftuar vetë përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”.

Ndonëse pritej që sot ai të komentonte vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda siç edhe u shpreh mbrëmjen e së enjtes, duket se Tahiri ka dashur më shumë kohë për t’u përgatitur para publikut kureshtar.

“Nesër në 11;30 shihemi ‘live’ këtu, për të shpjeguar të vërteten time, deri në këtë stacion të parë 🙏”, shkruan Tahiri.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Aksidenti zbulon trafikantin e rrezikshëm shqiptar, ja si veproi policia greke

Policia greke ka arrestuar një shqiptar, pasi ishte në kërkim ndërkombëatr për trafik droge. Shqiptari u prangos në Dasohori. Arrestimi...

Close