X

Masakroi të atin me çekiç dhe e hodhi në liqen, Apeli lë në burg Selman Aliajn


Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda lë në fuqi dënimin me 21 vite burg për Selman Aliaj i cili akuzohet se vrau babain Fejzi Aliaj.

28-vjeçari Selman Aliaj, masakroi me çekiç babain e tij në dhjetorit 2017 dhe trupin ia hodhi në liqen, kishte caktuar edhe datën e dasmës.

Në seancën e datës 3 mars 2019, sipas prokurorit të dosjes së 28-vjeçarit mësohet se ai vuan nga disa probleme me dëgjimin dhe të folurën, ngjarja ka ndodhur për motive morale.

Nervat e të riut duket se nuk kanë mbajtur më, pasi i ati, siç ka dëshmuar i pandehuri, i ka kërkuar që pasi i biri të martohet, të ndanin së bashku intimitet me gruan e të birit, pasi Fejzi Aliaj ishte pa bashkëshorte.

Ai ishte divorcuar disa herë për shkak të natyrës konfliktuale që kishte. I riu ka dëshmuar para grupit hetimor se kjo ka qenë arsyeja që ka çuar në goditjen me mjete të forta të të atit. Më pas, i riu ka hedhur trupin e të atit në ujërat e liqenit të Farkës.

Jeta për të nuk ka qenë e lehtë, pasi jetonte me një prind që e dhunonte fizikisht e psikologjikisht dhe merrte çdo vendim për të, duke përfshirë këtu edhe fejesën pa dëshirën e tij. Ky ishte dhe shkaku pse mes tyre nisën debatet që arritën deri në krimin e rëndë.

Babai dukej të ishte i entuziazmuar për këtë gëzim dhe e kishte bërë publik edhe në rrjetet sociale. Në një postim, 74-vjeçari Aliaj shkruante:

“Për të gjithë farë e fisin tim ju kujtoj se më datën (- 14- ) janar viti (- 2018-) kemi dasmë. Martoj djalin Selmanin me Manushaqen. Tiranë ora (-10 -) paradite. Jeni shumë të mirëpritur në gëzimin tonë, mirëardhshi, ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen në gëzimin tonë. Rrespekte, Fejzi Aliaj” , shkruante ai.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
EMRI/ “Trafik droge dhe organizatë kriminale”, kapet 54-vjeçari i dënuar me 13 vite burg në Itali

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të dënuar me 13 vite...

Close