X

FOTO/ Vidhnin biçikleta, arrestohen tre adoleshentët në Korçë


Tre adoleshentë janë vënë në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Biçikleta”.

Policia e Korçës jep detajet e operacionit që çoi pas hekurave një 18 vjeçar dhe dy të tjerë 16-vjeçar, ata akuzohen për të paktën dhjetë vjedhje nëpër banesa.

Ata vidhnin kryesisht biçikleta, por edhe vegla pune si dhe paratë që gjenin nëpër banesat ku futësin për grabitje.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të ndodhura muajin e fundit, në qytetin e Korçës, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si edhe krijimin e një ambienti sa më të sigurt për komunitetin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Biçikleta”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• S.Sh, 18 vjeç, banues në Pogradec,
• R.Sh, 16 vjeç, banues në Korçë,
• D.H, 16 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet të jenë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:

Më datë 26.08.2019, në lagjen nr.4, shtetasi J.B,, ka konstatuar në kompaninë ku punon, mungesën e disa veglave të ndryshme te punës.

Më datë 02.09.2019, në lagjen nr.12, janë vjedhur 2 biçikleta në oborrin e banesës, së shtetasit P.S, 48 vjeç.

Më datë 04.09.2019, në lagjen nr.11, është vjedhur 1 biçikletë në oborrin e banesës së shtetasit K.P, 30 vjeç.

Më datë 06.09.2019, në lagjen nr.17, janë vjedhur 1 lap top dhe 1 vegël pune në banesën e shtetasit V.Z, 60 vjeç.

Më datë 07.09.2019, në lagjen nr.3, është vjedhur një sasi lekësh në banesën e shtetasit I.M, 53 vjeç.

Më datë 10.09.2019, në lagjen nr.18, janë vjedhur 2 biçikleta, në një ambient në përdorim të shtetasit M.R, 37 vjeç.

Më datë 14.09.2019, në lagjen nr.1, është vjedhur 1 biçikletë në banesën e shtetasit I.N, 52 vjeç.

Më datë 14.09.2019, në lagjen nr.13, është vjedhur 1 biçikletë, në banesën e shtetasit K.K, 50 vjeç.
Më datë 18.09.

2019, në lagjen nr.3, është vjedhur 1 biçikletë në oborrin e banesës së shtetasit M.P, 29 vjeç.

Më datë 18.09.2019, në lagjen nr.13, është vjedhur 1 biçikletë, në hyrje të banesës së shtetasit R.F, 37 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale, u gjetën dhe sekuestruan 10 biçikleta të cilat pasi u vodhën nga autorët, janë shitur në qytetet e Korçës dhe Pogradecit.

Vijon puna për dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera, ku autorë të tyre dyshohet të jenë shtetasit e lartpërmendur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë” parashikuar nga neni 134/2 dhe 25 i Kodit Penal.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
E PLOTË/ “Je i pafajshëm, po s’kemi këllqe të ta themi”, si e lexoi Tahiri dënimin ndaj tij. Çfarë bënte kur dëgjonte vendimin në sallë

“As qesh dot, as qaj dot. Nesër po ju ftoj të ndajmë bashkë disa vendime. M’u duk një gjë e...

Close