X

EMRI/ “Trafik droge dhe organizatë kriminale”, kapet 54-vjeçari i dënuar me 13 vite burg në Itali


Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të dënuar me 13 vite e 6 muaj burg për trafik droge dhe organizatë kriminale.

Uniformat blu kanë arrestuar 54-vjeçarin Martin Prendi, banues në Tiranë, i cili kërkohej për llogari të drejtësisë italiane.

Njoftimi i policisë:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e policisë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Yrsheku”. Operacioni nga DVP Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana. Lokalizohet, kapet dhe ndalohet një shtetas shqiptar, i dënuar me 13 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.

Seksioni i Kërkimit në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana falë një pune të mirëorganizuar hetimore, lokalizoi, kapi dhe ndaloi në zonën e Yrshekut, në Kashar, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: – M. P., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar një ditë më parë nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 13 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Dënimi i Saimir Tahirit, ja si e komenton ambasadori i Bashkimit Europian

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca është pyetur në lidhje me dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri....

Close