X

EMRI/ E zë prerësja metalike, vdes magazinieri në minierën e Spaçit


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në minierën e Spaçit, ku ka humbur jetën një 47-vjeçar.

Anton Prenga, banues në Fan të Mirditës me detyrë magazinier, është zënë poshtë nga një makineri prerëse, teksa ka qenë duke punuar jashtë ambienteve të minierës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar pa shenja jete shtetasi A.P. vjeç 47, banues në Fan – Mirditë, me funksion magazinier në Minierën e Spaçit në Mirditë, i cili dyshohet se duke punuar në ambientet e jashtme të minierës, është zënë poshtë aksidentalisht nga një presë metalike.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Dënimi i Saimir Tahirit, reagon për herë të parë Prokuroria

Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, që duhet të shlyejë...

Close