X

Dënimi me shërbim prove për ish-ministrin e Brendshëm, LSI: Edi Rama ka mbrojtur Saimir Tahirin


Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas dënimit me shërbim prove të ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahirit.

Sipas LSI-së, vendim mbi ish-ministrin tregon se drejtësia është marrë peng nga krimi i organizuar dhe Edi Rama është peng i Saimir Tahirit.

Gjithashtu LSI thekson se Shqipëria duhet të çlirohet nga Edi Rama dhe kapja e institucioneve nga krimi i organizuar për të instaluar shtetin e së drejtës, i cili t’u shërbejë qytetarëve.

Deklaratë e plotë:

Për LSI, vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda tregon qartë se drejtësia është marrë peng nga krimi i organizuar dhe Edi Rama është peng i Saimir Tahirit dhe strukturave kriminale.

Edi Rama ka bërë gjithçka për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe ka përdorur çdo mekanizëm të tijin sepse Edi Rama është peng i dosjeve korruptive dhe i familjarëve të tij.

Projekti i kanabizimit të vendit, trafiku ndërkombëtar i drogës është projekt politik i Edi Ramës sepse Edi Rama është “Shefi i madh” i cili projektoi dhe urdhëroi këtë projekt shkatërrues për vendin që nxiu historinë e Shqipërisë në mediat botërore.

Me Edi Ramën është provuar që nuk ka drejtësi, krimi i organizuar ndjehet i fortë, i sigurtë dhe i përkrahur.

Ka vetëm një rrugë: Të çlirohet vendi nga Edi Rama dhe kapja e institucioneve nga krimi i organizuar për të instaluar shtetin e së drejtës për të kthyer tek çdo qytetar dinjitetin dhe shpresën se ky vend do të bëhet.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
VIDEO/ “Bën gërr-gërr kot”, sherri mes Anila Bashës dhe Klodiana Lalës për Tahirin: S’jemi dele dhe hamë bar

Gazetaret Anila Basha dhe Klodiana Lana janë përplasur mbrëmjen e së enjtes në “Opinion”, teksa komentonin vendimin e Gjykatës së...

Close