

Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, që duhet të shlyejë 3.4 vite në shërbim prove përkundër akuzës për shpërdorim detyre, ka ardhur reagimi i parë nga Prokuroria.
Mësohet se organi i akuzës do ta apelojë vendimin për Tahirin, si një detyrim ligjor.
“Do ta apelojmë vendimin. Ankimimi i vendimit është detyrim ligjor. Javën e ardhshme do të bëjmë apelimin.”– bëjnë me dije burime nga organi i akuzës.
Pas një seance maratonë ditën e djeshme, Krimet e Rënda gjykuan se provat e paraqitura nga Prokuroria nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur pretencën e dhënë ku kërkoheshin 12 vjet burg për ish-ministrin, që do të reduktoheshin në vetëm 8 vjet, për arsye të pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar.
Tahiri akuzohej për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Ekzekutimi me 17 plumba i menaxherit të VIP-ave, zbardhen dëshmitë e personave të përfshirë në ngjarje
“Ja fusja lekët në qese”, nipi i të ndjerës tregon si ua zhvati sanitarja Alldërvishi 8 mijë euro: Ankohej “më ke dhënë pak”!
50 Euro për të rruar një person, bëmat e Tires nuk kanë të sosur
Detaje të reja/ Misteri i arratisjes së Moisi Habilajt
Zhupa nxjerr shifrat: Propaganda e Veliajt me rininë
Në kërkim ndërkombëtar/ Nga Italia, policia zbuloi vendndodhjen e 43-vjeçarit në Vlorë nëpërmjet… Gruaja nuk e dinte që po i bënte “gjëmën” (Emri)
Video bën xhiron e rrjetit, të rinjtë shqiptarë urdhërojnë ushtarët grekë
Urgjenca Kombëtare bën bilancin: Në 2020 ndodhën 6248 aksidente rrugore me 159 viktima
Lini nje Koment