X

Çfarë fshihet pas udhëtimit në Itali të çifteve Besi-Xhensila dhe Arbana-Eduart?


Dy ditë më parë moderatorja e njohur Arbana Osmani postoi një selfie me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

“Sa e bukur është” shkruan Arbana për Xhensilën në foton e publikuar në instastory.

Dy vajzat shqiptare ndodhen në Itali, por mesa duket nuk janë vetëm. Ato të dyja janë në shoqërinë e partnerëve të tyre, Bes Kallakut dhe regjisorit Eduart Grishaj.

Udhëtimi në Itali nuk është bërë vetëm për të pushuar. Besi është duke mbyllur xhirimet e filmit “Falco” në të cilin regjisor është Eduarti.

Xhensila dhe Arbana kanë shfrytëzuar këtë rast për të qenë pranë partnerëve të tyre si dhe për të kaluar disa ditë të mira pushimi në Itali.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
“Çmend” Instagramin me foto seksi, habit ish-deputetja: E kam toleruar vajzën, fotot ja bëj vetë

Albina Deda, ish-deputetja e partisë demokratike dhe vajza e saj Ada, ditën e sotme kanë qenë të ftuara në emisionin...

Close