X

3 vite e 4 muaj shërbim prove për Saimir Tahirin, zbardhet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda


Është publikuar vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili në fund të një dite të gjatë, u dënua me 3 vite e 4 muaj shërbim prove.

Tahiri është shpallur fajtor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, një akuzë kjo e riformuluar nga vetë Gjykatësit e krimeve të Rënda, ndërsa u rrëzuan të treja akuzat e ngritura nga Prokuroria, që ishin “korrupsion i zyrtarëve të lartë”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “trafik ndërkombëtar armësh”.

“Deklarimin fajtor të pandehurit Saimir Tahiri për veprën penale të shpërdorimit të detyrës të parashikuar nga neni 248 i kodit penal dhe dënimin e tij me 5 vjet burgim
Deklarimin të pafajshëm të të pandehurit Saimir Tahiri për veprat penale të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar 363 a paragrafi i dytë i kodit penal pasi nuk vërtetohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale që akuzohet bazuar në nenin 338 pika 1 gërma d të Kodit Penal.

Në bazë të nenit 406 paragrafi i parë i Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Saimir Tahiri për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit me burgim dhe dënohet përfundimisht me 3,4 vite burg.

Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal pezullohet dënimi e burgim për të pandehurin dhe vënien e tij në provë për një afat 3 vjet me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale duke urdhëruar që i pandehuri të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

Heqja e së drejtës të të pandehurit Saimir Tahiri për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 3 vjet bazuar në nenin 35 paragrafi 2 i Kodit Penal”, u shpreh Ardit Mustafaj, kryesuesi i trupës gjykuese.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Takimi me koordinatorët e veriut, porosia e Ramës: 80% e drejtorëve do të ikin

Teksa po zhvillohet mbledhja mes kryeministrit Edi Rama dhe koordinatorëve të Partisë Socialiste të rajonit të veriut në Velipojë, burime...

Close