X

Vendimi i gjykatës për Saimir Tahirin, reagon Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit për ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili u dënuar vetëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërkohë që ranë akuzat e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.

Vendimi i turpshëm për të mos bërë drejtësi për krahun e djathtë të Edi Ramës, që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe e shndërroi atë në njollën e zezë të krimit në Europë, provon se drejtësia në Shqipëri është peng i Edi Ramës, dhe Edi Rama është peng i krimit.

Vendimi i sotëm konfirmon se Edi Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe të lidhjeve të tij me krimin, duke nisur me dosjen e kokainës së Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i Edi Ramës.

Përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi, krimi dhe të pushtetshmit do të jenë të paprekshëm, Shqipëria do të mbetet peng i krimit dhe shqiptarët më të varfër e më të papunë.
Vetëm çlirimi i qeverisjes nga krimi do ti hapë rrugë drejtësisë së vërtetë dhe mirëqenies për të gjithë shqiptarët”, shkruan Basha.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
FOTO-LAJM/ Tahiri del i gëzuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, dënimi me burg i konvertohet në shërbim prove

Pas pesë orëve pritje, për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, doli i...

Close