X

Të shtëna me armë në mes të Kavajës, arrestohet 31 vjeçari


Një konflikt ka denigruar të shtëna me armë në qytetin e Kavajës ku fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur.

Ndërkohë Policia ka identifikuar dhe ka kapur personin që ka qëlluar me armë, 31-vjeçari me inicialet M.C., i cili dyshohet se ka qëlluar në tokë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimi të policisë, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta por falë reagimit të menjëhershëm të forcave të policisë Kavajë në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit në D.V.P. Tiranë u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. C., në zonën e Alliasit në Tiranë, në banesën e vjehrrit të tij, ku ky shtetas kishte shkuar për tu fshehur nga shërbimet e policisë.

Njoftimin i Policisë:

Konfliktohet fizikisht për motive të dobëta me një shtetas dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë lokalizohet, kapet dhe arrestohet 31-vjeçari.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit në D.V.P. Tiranë, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:

– M. C., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Në bulevardin “Josif Buda” në Kavajë, ky shtetas është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin R. D., si dhe dyshohet se ka qëlluar në tokë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të forcave të policisë Kavajë në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit në D.V.P. Tiranë u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. C., në zonën e Alliasit në Tiranë, në banesën e vjehrrit të tij, ku ky shtetas kishte shkuar për tu fshehur nga shërbimet e policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit M. C., për veprat penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” dhe materialet u referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Plani i BERZH për tregtinë në Ballkan, Ahmetaj: Si do na zhvillohet ekonomia

Ish-ministrja i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend, lidhur me Planin e BERZH...

Close