X

Tahiri: S’kam mesazhe të koduara, jam aq burrë sa të flasë drejtpërdrejt

Në lidhje live në emisionin Opinion, Saimir Tahiri komentoi edhe njëherë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që e dënoi atë për shpërdorim detyrë.

Ish-ministri i Brendshëm theksoi se nesër do tëflasë më qartë, pasi të ishte më i qetë.

“U hetova dy vjet si trafikant, tani nuk jam trafikant dhe meqë kam disa kushërinj tani kam shpërdoruar detyrën”, theksoi Tahiri.

I pyetur për mesazhet e paradites së kësaj të enjteje, ku në media u tha se ishin të koduara për ish ministrin Fatmir Xhafaj dhe kryeministrin Rama, Tahiri deklaroi: Nuk lodhem fare unë me mesazhe të koduara, jam aq burrë sa ta bëjë drejtpërdrejt. Hyj tek burrat që e bëjë drejtpërdrejt.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Një mesazh tjetër, Tahiri nxjerr deklaratën e bërë muaj më parë: Beteja sapo ka nisur

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi arriti t’i shpëtonte burgut, pasi u dënua me 3 vite e 4 muaj shërbim...

Close