X

Sugjerimi poshtërues/Pse Rama i fton studentët të bëhen spiunë me pagesë


Nga Sokol Shameti

Korrupsioni duhet denoncuar prej papajtueshmërisë së arsyes me padrejtësinë, e jo prej joshjes së saj me karamele.

Kjo teknikë e dytë është në vetvete një formë korrupsioni; ajo është korruptim i shpirtit. Ajo nënkupton që ta falim sjelljen korruptive e të mos revoltohemi me të nëse nuk shohim përfitim prej denoncimit të saj.

Ashtu sikurse një i korruptuar nuk e kryen detyrën nëse nuk i premtohet përfitim, ashtu edhe në këtë rast, e ftojmë ndërgjegjen ta kryejë detyrën e saj (që është revolta ndaj padrejtësisë) vetëm nëse na kanë kandisur me ndonjë dorovi.

Dy mundësi ka për arsyen pse u arrit deri tek ky sugjerim poshtërues. Ose ai që e sugjeron, duke njohur veten beson se të gjithë njerëzit janë si vetja. Ose sugjeruesi nuk e njeh veten, ushqen iluzionin e gjenialitetit të vetes dhe nuk arrin të kuptojë se jo çdo radhitje fjalësh përbën realisht një fjali me kuptim.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
Pas sulmit të rafinerive: Sa e fortë vërtet është Arabia Saudite?

Nga Kersten Knipp Ndoshta princi trashëgimtar saudit, Mohamed bin Salman mund të ketë menduar për fuqinë vepruese e konkurrencën të...

Close