X

Rikthehen reshjet e shiut, moti për çdo qytet


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot moti do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme.

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezent që në orët e para të ditës në Veriperëndim e gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin.

Reshjet do të jenë fillimisht me intensitet të ulët, në pjesën e dytë të ditës reshjet do të fitojnë intensitet deri mesatar hera-herës edhe në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga Veriperëndimi deri në 15 m/sek kryesisht përgjatë bregdetit. Valëzimi në det i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    Temperaturat në °C

Shkodër 16/27 Re shi

Kukës 16/25 Re shi

Lezhë 15/28 Re shi

Dibër 12/24 Re shi

Durrës 18/28 Diell shi

Tiranë 18/28 Diell shi

Elbasan 16/29 Diell shi

Berat 12/30 Diell shi

Vlorë 17/29 Diell shi

Korçë 12/24 Diell shi

Gjirokastër 11/30 Diell shi

Sarandë 18/28 Diell shi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
“Sekretet” e Matthew Palmer, kush është i ngarkuari për Ballkanin. Amerikanët e njohin si shkrimtar, pse Daçiç e quan “dhëndri ynë”

Kush është Matthew Palmer, i ngarkuari i posaçëm amerikan për Ballkanin? Nga ai pritet ndihmë në zgjidhjen e çështjeve shumë...

Close