X

Plani i BERZH për tregtinë në Ballkan, Ahmetaj: Si do na zhvillohet ekonomia

Ish-ministrja i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend, lidhur me Planin e BERZH për tregëtinë në Ballkan dhe përfitimet e mëdha ekonomike që do të ketë Shqipëria.

“Nëse një projekt vihet në plan dhe nuk është efiçent e as konkurues, kjo përkthehet në vonesë të rritjes së mirëqënies. Ka tre komponente por më e rëndësishme është thelbi i këtij programi i provuar për herë të parë nga Banka Botërore. Lehtësimi i tregtisë dhe i transportit janë në dorën e procesit të Berlinit.

Nuk është e mundur që të kemi integrim ekonomik nëse sipërmarrëset e tjera, maqedonase, serbe apo të Malit të Zi, harxhojnë kosto jo efiçente në dyer institucionesh dhe trarët e doganave.

Kjo është një nyje informacioni që shkurton këtë kohë që harxhohet në trare dhe institucione. Komponenti i dytë nuk është thjesht teknik por thelbësor.

Pajisja me gjurmimin e tregtisë do të futen në një platformë dhe ajo do të jetë platforma e parë dhe simboli i tregtisë. Nëse bëhet kjo dhe bëhet me korrektesë dhe nëse e parashikojmë mirë në pesë vite, ekonomia do të rritet dhe do të multiplifikohet.

Në këtë mënyrë ky treg bëhet gati për tu futur në Bashkimin Europian. Informacioni dhe tregtimi janë themel në rritjen e ekonomisë. Jam krenar që sot parlamenti e kalon dhe e sjell në jetë një program që jam i sigurtë se do të jetë risi,”– tha ndër të tjera Ahmetaj.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kriza e emigracionit çon Macron në Itali: Kemi pasur grindje, por u janë bërë padrejtësi

Çështjet e emigracionit kanë qenë në fokus të një takimi të kryeministrit italian Giuseppe Conte dhe presidentit francez Emmanuel Macron...

Close