X

“Një puthje se ma nxive jetën”, si ‘ra brenda’ për një javë pedagogu i Elbasanit, studentja në përgjim ishte instruktuar të mos…Detajet e reja


Një ditë pas video skandalit të transmetuar në “Stop”, ku pedagogu i Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi shfaqej duke kërkuar favore seksuale nga një studente e tij në këmbim të ndihmës për të marrë provimet, drejtuesi i emisionit investigativ Saimir Kodra tregon detaje të tjera mbi këtë rast.

I ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në “Opinion”, Kodra tha se përgjimet janë kryer në një periudhë kohore prej rreth 1 jave.

Ai tha se studentja ishte instruktuar që të mos e provokonte. Kodra e cilësoi vajzën “heroinë”.

Blendi Fevziu: Si ka ndodhur ngjarja? Është një përgjim që vjen nga studentja, apo është një përgjim që studentja pas denoncimeve e ka bërë me ndihmën tuaj?

Saimir Kodra: Është një përgjim që studentja e ka bërë me ndihmën tonë.

Blendi Fevziu: Studentja erdhi ju tha vetë që kam këtë problem?

Saimir Kodra: Po. Studentja ka pasur një debat në fund të sezonit të kaluar, në mos gabohem.

Saimir Kodra: Tek kjo pjesa që transmetove ti, i thotë vetë ky, pa interes, nuk e bëj për lekë këtë punë. Pra nëse tek kjo vajza, sepse ajo është vajzë e pashme, ashtu e ka bërë nëna, natyra, nuk mori lekët, sepse e pranon vetë, që nuk e bëj për lekë këtë pjesë.

Pra pjesa e lekëve nuk është inekzistente fare në fakultete, kushedi sa raste mund të kem transmetuar unë. Tek kjo mesa duket pa këtë pjesën e bukurisë, tha kësaj nuk po i marr lekë, po ia blej unë edhe atë parfumin që do kjo pedagogia tjetër, kësaj po i kërkoj puthjet, se e çmendte.

Blendi Fevziu: Dhe ju e pajisët me mjetet tuaja përgjuese?

Saimir Kodra: Absolutisht po.

Blendi Fevziu: Për sa kohë është përgjuar?

Saimir Kodra: Kam përshtypjen në harkun e një jave janë bërë takimet, që janë bërë të gjitha. Ka qenë fundi i sezonit, deri në Korrik.

Blendi Fevziu: Vajza, siç thotë nga biseda, nuk kishte hyrë në asnjë nga provimet.

Saimir Kodra: Vajza ka disa provime, por nuk dua të jap të dhëna të sakta që të mos identifikohet kush është. Jo se e kam problem.

Blendi Fevziu: Identifikimin sot e kanë nxjerrë disa media, por unë vendosa të mos e nxjerrim, sepse nuk desha për çështje etike.

Saimir Kodra: Nuk do të doja nga unë të paktën, përballë me këtë situatë, sepse ajo është një heroinë.

Blendi Fevziu: Jeni i sigurt që nuk ka qenë kjo vajzë që dhe e ka provokuar?

Saimir Kodra: Absolutisht jo. Unë sigurisht organeve kompetente kur të vijnë të bëjnë sekuestrimin e pamjeve filmike do t’i ve material të bollshëm në dorë.

Blendi Fevziu: Keni përtej këtyre pamjeve të transmetuara?

Saimir Kodra: Kjo është esenca, sepse materialet filmike janë të gjata, janë biseda që nuk kanë asnjë farë vlerë. Në gjithë këtë histori kupton që kjo nuk e ka provokuar asnjëherë. Dhe po ta shohësh, në fakt ajo edhe mund ta kishte bërë, nëse nuk do të kishte orientimin tonë të saktë.

Blendi Fevziu: Ka qenë vajza që ka shkuar te pedagogu, apo pedagogu që e ka ftuar vajzën?

Saimir Kodra: Ka qenë ndërmjetëse një shoqe e kësaj tjetër. Sepse kjo njihej si studente atje, ka pasur një debat më parë, pastaj është lidhur me një ndërmjetëse dhe e prisnin në kafe.

Po ta shohësh në fillim të videos, e prisnin… që i thotë ky më pas, ishte me ato dy të tjerat, që siç duket edhe atyre u ka mbaruar ky ndonjë punë tjetër. Pra vajza ka pasur një konsulencë të jashtëzakonshme tonën, që të mos e provokojë, mos jetë asnjë rast, nuk ia vlente barra qiranë.

Unë e dija shumë mirë që do të vinte një moment pas transmetimit, do të përballesha me audiencën, me të gjitha. Nuk kisha asnjë farë interesi. Gjithë kohës i thoja ti do të ruash staturën e studentes. Domethënë nuk e di mesa sforco e ka bërë, por vajza ka ndjekur instruksionet tona.

Kodra: Vajza ka vajtur me mision t’u tregojë gjithë këtyre derrave…

Drejtuesi i emisionit “Stop”, në Tv Klan, Saimir Kodra, tha se studentja e shfaqur në video skandalin me pedagogun Denis Himçi, kishte vajtur me mision t’u tregojë të gjithë pedagogëve të tillë se nuk funksionon më kështu.

“Vajza ka vajtur me misionin e plotë t’u tregojë të gjithë këtyre lloj derrave nëpër fakultete që nuk funksionon më kështu dhe të gjithë shqiptarëve që ky vend është kthyer në një gjysmëhale, o burrani ta ndryshoni ju/ata që kanë në dorë ta ndryshojnë dhe të bëjnë reforma a çfarë duhet të bëjnë.

Vajza ka vajtur me misionin e qartë që si ky që mua më kërkoi afera seksuale, pra vajzës, por mund të qëllonte edhe që mund të kërkonte lekë. Ka pasur raste që edhe pa fund. Por vajza ka vajtur me misionin e qartë: nuk provokoi sepse kishte ustallarë që e këshillonin, më falni për mungesën e modestisë, që i thashë se duhet të jesh e veshur, dhe po ta shikosh videon është e veshur me xhinse dhe bluzë të trashë, edhe pse është fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut.”

Kodra tha se vajza ka vajtur për të sjellë këtu atë imazh që shikoni të gjithë dhe nuk ka aty alibi. “Aty është një profesor, i thënshin, me varëse floriri sikur shet rroba te gabi, me një fjalor debil dhe idiot.”

“Kjo histori duhet të shërbejë si kambanë alarmi që ta presim nga këtu e mbrapa, sepse do rriten vajza të tjera, do dalin profesoresha që mund të ngacmojnë ndonjë çun, se ndodh.”/Tvklan

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Pyetje në lidhje me kërkesat për viza emigruese?” ja si ambasada e SHBA u vjen në ndihmë aplikuesve

Ambasada Amerikane në Tiranë iu vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve shqiptarë në lidhje me kërkesat për viza emigruese. Përmes...

Close