X

Në këtë shtet gati ligji i ri: Burg për burrat që tradhtojnë gratë

Indonezia përgatitet të miratojë një ligj të ri e të diskutuar, i cili kriminalizon marrëdhëniet seksuale jashtë martesës dhe i konsideron të jashtëligjshme ato mes personave të të njëjtit seks.

Lëvizja është kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave të njeriut, që e përshkruajnë si shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave themelore. Projekt-ligji i cili parashikon gjithashtu dënime për fyerjen e presidentit, është vendosur të miratohet me urgjencë javën e ardhshme, pasi qeveria i dha aprovim të mërkurën.

Human Rights Watch e cilësoi këtë draft “rrënues jo vetëm për gratë dhe pakicat fetare e ato gjinore, por për të gjithë indonezianët”, ndërsa u bëri thirrje ligjvënësve vendas të heqin nenet e diskutueshme përpara se projektligji të aprovohet.

Indonezia është vendi më i madh me shumicë myslimane në botë, por mburret duke e cilësuar veten si “komb tolerant me një përzierje të larmishme etnish dhe besimesh”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Denoncimi pas plagosjes/ “Vëllait të kryebashkiakut të Bulqizës iu gjet drogë, policia fsheh ngjarjen”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një denoncim të qytetarit dixhital në lidhje me ngjarjen...

Close