X

Ndërpritet seanca për Saimir Tahirin, mungojnë provat në dosjen e ish-ministrit


Është ndërprerë për pak minuta seanca te Krimet e Rënda në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-zyrtarit të lartë të policisë në Vlorë, Jaeld Çela.

Në dosjen për ish-ministrin Tahiri dhe ish-kryepolicin e Vlorës mungojnë disa nga provat kryesore.

Gjykata pritet të japë sot verdiktin final për ish ministrin e brendshëm.

Ai akuzohet nga prokuroria për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Organi i akuzës ka kërkuar dënimin me 12 vite burg për ish ministrin e Brendshëm, dënim i cili ulet në 8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
613 kg kokainë/ Ekstradohet drejt Shqipërisë Arbër Çekaj

Mbërrin sot në Shqipëri Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri-Garden”, që iu zbuluan 613 kg kokainë në Maminas. “Nga Interpol...

Close