X

Liga e Europës / Një 17-vjeçar shpëton Mançester Junajtid nga turpi, goleadë e Romës

Goli i 17-vjeçarit Mezon Grinud në pjesën e dytë të ndeshjes i ka mjaftuar Mançester Junajtid që të nise me fitore pjesëmarrjen në Ligën e Europës, edhe pse suksesi 1-0 i “djajve të kuq” ndaj Astanës ishte një rezultat që pakkush priste. Skuadra e Solskjaer vazhdon të shfaqë probleme në sulm dhe ndaj kazakëve ka vuajtur shumë më tepër sesa mendohej për të marrë një rezultat.

Ajo që e kishte të lehtë sot, përtej çdo parashikimi, ishte Roma, e cila mundi me shifrat 4-0 Bashakshehirin. Autogoli i Kaiçara ia bëri më të thjeshtë punën italianëve në pjesën e parë ndërsa në të dytën, Xheko, Zaniolo e Klajvert fundosën skuadrën turke.

Një e papritur ishte padyshim humbja në fushën e vet e Borusia Mynshengladbah, e cila është mundur me shifrat 4-0 nga austriakët e Volfsberger.

Roma-Bashakshehir 4-0
42′ Kaiçara, 58′ Xheko, 71′ Zaniolo, 90’+2′ Klajvert

B. M’Gladbah-Volfsberger 0-4
13′ Uaisman, 31′, 68′ Laitgeb, 41′ Ritzmaier

Espanjol-Ferencvarosh 1-1
60′ Vargas / 10 (ag) Lopez

Porto-Jang Bojs 2-1
7′, 29′ Tikinjo / 15′ (p) Nsame

Gent-St. Etiene 3-2
2′, 43′ David, 64′ (ag) Perrin / 38′ Khazri, 74′ (ag) Kaminski

Ludogorets-CSKA Moskë 5-1
47′ Uanderson, 50′ Lukoki, 52′, 68′, 73′ (p) Keseru / 11′ Divev

Mançester Junajtid-Astana 1-0
73′ Grinud

Partizan Beograd-AZ Alkmar 2-2
42′ (p), 61′ Naço / 12′ Stengs, 66′ Boadu

Rejnxhërs-Fejenord 1-0
23′ Ojo

Slovan Bratislava-Beshiktash 4-2
14′, 58′ Shporar, 90′ Ljubiçiç, 90′ Rharsalla / 29′ (p) Ljajiç, 46′ (ag) Bozhikov

Volfsburg-Oleksandria 3-1
20′ Arnold, 24′ mehmedi, 67′ Brekalo / 66′ Banada

Ullvërhempton-S. Braga 0-1
71′ Rikardo Horta

NDESHJET E PASDITES

Faza e grupeve e Ligës së Europës ka nisur pasdite me rezultate shumë interesante që kanë konfirmuar emra të mëdhenj si Arsenali e Sevilja si pretendentë në grupet përkatës. Të dy skuadrat kanë fituar 3-0 në transfertë, duke marrë pikët e para në mënyrë bindëse.

Ndërkohë, një zhgënjim mund të cilësohet sot paraqitja e Lacios, e cila kaloi e para në avantazh ndaj Kluzh por i lejoi ekipit kundërshtar që të përmbyste gjithçka. Strakosha ishte titullar, por nuk evitoi dot humbjen e skuadrës së tij.

Bazeli, ku Xhaka ishte titullar, fitoi me rezultatin 5-0, suksesi më i thellë i ndeshjeve të pasdites. Ndërkohë, Mërgim Vojvoda i dha suksesin Standard Liezh, pasi në fitoren 2-0, goli i parë erdhi nga një devijim i mbrojtësit të Gimaraesh pas një topi në zonë të futbollistit të Kosovës.

Paraqitje për t’;u veçuar ishte sot ajo e Daniel Sinanit të Dudelanzh. Sulmuesi me origjinë shqiptare i cili përfaqëson Luksemburgun, shënoi 2 gola për t’i siguruar suksesin 3-2 ekipit të tij në fushën e APOEL.

APOEL-Dudelanzh 3-4
54′, 58′ Pavlovic, 55′ (p) De Vincenti / 36′, 82′ Sinani, 51′ Bernier, 72′ Stolz

Bazel-Krasnodar 5-0
9′ 40′ Bua, 53′ Zufi, 55′ (ag) Vilenja, 79′ Okafor

Kluzh-Lacio 2-1
41′ (p) Deac, 75′ Omrani / 25′ Bastos

Dinamo Kiev-Malmo 1-0
84′ Bujalski

Ejntraht Frankfurt-Arsenal 0-3
38′ Uillok, 85′ Saka, 88′ Aubamejang

Kopenhagë-Lugano 1-0
50′ Santos

Getafe-Trabzonspor 1-0
18′ Angel

LASK Linz-Rosenborg 1-0
45’+3′ Holand

PSV-Sporting 3-2
19′ Malen, 25′ (ag) Koates, 48′ Baumgartl / 38′ (p) B. Fernandes, 82′ Mendes

Karabak-Sevilja 0-3
62’ Çiçarito, 78′ El Hadadi, 85′ Torres

Ren-Sëlltik 1-1
37′ (p) Niang / 59′ Kristi

St. Liezh-Gimaraesh 2-0
66′ (ag) Hanin, 90’+1′ M’Poku

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
FOTO/ Vendimi i Gjykatës, përfaqësueset e SHBA-së largohen pas Tahirit

Përfaqësueset e Ambasadës së SHBA-së kanë pritur largimin e Saimir Tahirit, për t’u larguar edhe ato nga ambientet e Gjykatës...

Close