X

Liga e Europës / Mbyllen ndeshjet e pasdites. Zhgënjim për Lacion, Vojvoda i jep fitoren Standard Liezhit

Faza e grupeve e Ligës së Europës ka nisur sot me rezultate shumë interesante që kanë konfirmuar emra të mëdhenj si Arsenali e Sevilja si pretendentë në grupet përkatës. Të dy skuadrat kanë fituar 3-0 në transfertë, duke marrë pikët e para në mënyrë bindëse.

Ndërkohë, një zhgënjim mund të cilësohet sot paraqitja e Lacios, e vila kaloi e para në avantazh ndaj Kluzh por i lejoi ekipit kundërshtar që të përmbyste gjithçka. Strakosha ishte titullar, por nuk evitoi dot humbjen e skuadrës së tij.

Bazeli, ku Xhaka ishte titullar, fitoi me rezultatin 5-0, suksesi më i thellë i ndeshjeve të pasdites. Ndërkohë, Mërgim Vojvoda i dha suksesin Standard Liezh, pasi në fitoren 2-0, goli i parë erdhi nga një devijim i mbrojtësit të Gimaraesh pas një topi në zonë të futbollistit të Kosovës.

Paraqitje për t’;u veçuar ishte sot ajo e Daniel Sinanit të Dudelanzh. Sulmuesi me origjinë shqiptare i cili përfaqëson Luksemburgun, shënoi 2 gola për t’i siguruar suksesin 3-2 ekipit të tij në fushën e APOEL.

REZULTATET

APOEL-Dudelanzh 3-4
54′, 58′ Pavlovic, 55′ (p) De Vincenti / 36′, 82′ Sinani, 51′ Bernier, 72′ Stolz

Bazel-Krasnodar 5-0
9′ 40′ Bua, 53′ Zufi, 55′ (ag) Vilenja, 79′ Okafor

Kluzh-Lacio 2-1
41′ (p) Deac, 75′ Omrani / 25′ Bastos

Dinamo Kiev-Malmo 1-0
84′ Bujalski

Ejntraht Frankfurt-Arsenal 0-3
38′ Uillok, 85′ Saka, 88′ Aubamejang

Kopenhagë-Lugano 1-0
50′ Santos

Getafe-Trabzonspor 1-0
18′ Angel

LASK Linz-Rosenborg 1-0
45’+3′ Holand

PSV-Sporting 3-2
19′ Malen, 25′ (ag) Koates, 48′ Baumgartl / 38′ (p) B. Fernandes, 82′ Mendes

Karabak-Sevilja 0-3
62’ Çiçarito, 78′ El Hadadi, 85′ Torres

Ren-Sëlltik 1-1
37′ (p) Niang / 59′ Kristi

St. Liezh-Gimaraesh 2-0
66′ (ag) Hanin, 90’+1′ M’Poku

NE DARKE
21:00 Roma-Bashakshehir
21:00 B. M’Gladbah-Volfsberger
21:00 Espanjol-Ferencvarosh
21:00 Porto-Jang Bojs
21:00 Gent-St. Etiene
21:00 Ludogorets-CSKA Moskë
21:00 Mançester Junajtid-Astana
21:00 Partizan Beograd-AZ Alkmar
21:00 Rejnxhërs-Fejenord
21:00 Slovan Bratislava-Beshiktash
21:00 Volfsburg-Oleksandria
21:00 Ullvërhempton-S. Braga

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
“Akt terrorist”, OST: Rrëzohen dy shtylla të tensionit të lartë, lihet pa energji një qytet i tërë. Detaje nga ngjarja

Operatori i Sistemit të Transmetimit thotë se dy shtylla të tensionit të lartë numër 8 dhe 9 janë rrëzuar në...

Close