X

Kriza e emigracionit çon Macron në Itali: Kemi pasur grindje, por u janë bërë padrejtësi


Çështjet e emigracionit kanë qenë në fokus të një takimi të kryeministrit italian Giuseppe Conte dhe presidentit francez Emmanuel Macron gjatë një takimi që patën në Romë.

Në konferencën e përbashkët për mediat, Conte tha se Italia nuk do të ulë vigjilencën ndaj trafikut të qenieve njerëzore.

Conte: Kërkojmë të gjejmë një zgjidhje konkrete të krizës së emigracionit, si dhe çështjes së riatdhesimit të emigrantëve ilegal. Duhet të promovojmë modelin e partneritetit me vendet afrikane.

Conte vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe shumë të mira ekonomike, duke kujtuar se Italia është investitori i tretë i huaj në Francë.

Sakaq Franca dhe Italia janë angazhuar për bashkëpunim dypalësh për zgjidhjen paqësore të situatës në Libi me ndihmën e OKB.

Vetë Macron në fjalën e tij u shpreh: “Jam këtu për të dhënë një mesazh të fortë të miqësisë mes dy vendeve. Dhe pse kemi pasur grindje, nuk nënvlerësoj atë çka ka kaluar Italia dhe padrejtësitë në administrimin e krizës së emigracionit.

Ministrat e Jashtëm italianë dhe francezë do të takohen së shpejti në Maltë e do të diskutojnë mbi këtë çështje. Mendoj se kriza e emigracionit duhet të zgjidhet në bazë të 3 principeve: humanizmi, solidariteti i munguar nga Europa dhe efikasitetit. Mosdakordësitë politike mes vendeve europiane kanë çuar në moszgjidhje të krizës së emigrantëve.”

Sa i takon ekonomisë, Macron vlerësoi punën e Mario Draghit në Bankën Europiane.
Presidenti francez ndodhet për një vizitë zyrtare në Itali. Ai është lideri i parë i huaj që zhvillon takime të nivelit të lartë në Itali pasi qeveria e 66-të e vendit pas Luftës së Dytë Botërore u betua në 5 Shtator.

Gazetat italiane e shohin si një vizitë e rëndësishme që synon vulosjen e marrëdhënieve midis Francës dhe qeverisë së sapokrijuar të koalicionit italian, e përbërë nga Demokratët e Majtë dhe Lëvizja Pesë Yje.

Udhëheqja italiane duket e vendosur të afrojë Romën në Evropë dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Parisin.

Franca e Macron ishte në kundërshtim me ish qeverinë italiane, një koalicion i Lidhjes së ekstremit të djathtë dhe Lëvizjes Pesë Yje, mbi çështjen e migracionit dhe kjo ka të ngjarë të shfaqet dukshëm në bisedimet me Conte gjatë një darke pune.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
FOTO/ Gjendet i djegur në makinë një 56-vjeçar në Greqi, mediat: Është shqiptar

Një 56-vjeçar është gjetur i djegur brenda në makinë në Rodos. Mediat në shtetin helen, raportojnë se viktima është shqiptar,...

Close