X

Kamioni përplaset me fuoristradën, dyshimet për shkaqet e aksidentit

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë orëve të pasdites së sotme në aksin Elbasan-Librazhd, i njohur tashmë si burim i vazhdueshëm aksidentesh.

Një kamion është përplasur me një automjet, ndërkohë që nuk ka ende informacione nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Policia ka mbërritur në vend ngjarjes dhe ka hetimet.

Ndërkohë që dyshohet se shkak për aksidentin të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve dhe lagështira në rrugë.

Ky është aksidenti i disatë në muajt e fundit ku automjete të tonazhit të rëndë aksidentohen në këtë aks rrugor.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kush e vrau ish-policin në Tiranë? Artan Hoxha nxjerr tetë emrat që janë në kërkim

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar emrat e tetë personave që janë shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko...

Close