X

Ish-futbollisti ekzekutohet në Amsterdam nga dy persona me motorr

Një ish-futbollist, i cili ka luajtur për disa klube të ndryshme në Portugali, Hungari dhe Angli u ekzekutua një natë më parë në Amsterdam. 32-vjeçari Kelvin Maynard u qëllua mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytetin holandez nga dy persona me motor, ndërsa udhëtonte në makinën e tij.

Zëdhënësja e policisë deklaron se ka nisur një hetim për këtë ngjarje të rëndë dhe se ende nuk dihen motivet e tij. Maynard ishte një emër i njohur për policinë, por nuk dha detaje të mëtejshme.

32-vjeçari luante këtë vit në ligën amatore me “Alphense Boys”, por më parë ka qenë pjesë e ekipeve Volendam, Olhanense në Portugali, Antëerp në Belgjikë dhe Burton Albion në Britani.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Arsyeja e sëmundjes misterioze të mushkërive shkaktuar prej cigareve elektronike që po ndodh vetëm në Amerikë

Arsyeja e semundjes misterioze te mushkerive shkaktuar prej cigareve elektronike qe po ndodh vetem ne Amerike. Autoritetet Amerikane zgjerojnë Investigimin...

Close